E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lugina e Preshevës pro ndërrimit të territoreve

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës janë për bashkimin me Kosovën, dhe kjo do t`i hapte rrugë shkëmbimit të territoreve. Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi është dakort me propozimin e diplomatit austriak, Erhard Busek për shkëmbim territoresh.
 

Në një intervistë për mediat kosovare Halimi ka theksuar se nëse serbët e veriut do të kenë mundësi ti bashkohen Serbisë atëherë kjo gjë duhet të ndodh edhe me shqiptarët e Luginës së Preshevës që janë në numër më të madh në krahasim me serbët.
 

Busek një ditë më herët paralajmëroi mundësinë edhe të ndarjes së Kosovës por sipas tij kjo gjë ende nuk ka nisur së diskutuari dhe nuk ka vullnet.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›