E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon numerimi i votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar ditën e sotme rinumërimin e votave për Qarkun e Lezhës. Gjatë paraditës janë hapur kutitë e KZAZ 14, ku pas rinumërimit janë konstatuar vetëm probleme të vogla të mosrakordimit të votave ose plotësime me gabime të procesverbaleve përfundimtare, të cilat nuk kanë sjellë ndryshime të mëdha në rezultatin përfundimtar.

I vetmi konstatim, i cili mund të konsiderohet më i rëndë, ka qenë ai në qendrën e votimit 0810, ku në procesverbalin e KZAZ, ishin shënuar 535 fletë votimi të gjetura në kuti, ndërsa pas rinumërimit ka rezultuar se gjendeshin 515 fletë votimi. Ky konstatim solli dhe ndryshimin e votave për Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila nga 50 vota, tashmë ka 30 vota në këtë qendër votimi.   Pas përfundimit të numërimit në KZAZ 12 dhe KZAZ Pas zgjedhjevePD: Nuk pranojmë rezultatin e zgjedhjeveVazhdon rinumërimi i votaveKQZ, asnjë ndryshim rezultati 13 si dhe pas hapjes së 10 kutive pak ditë më parë, diferenca mes dy koalicioneve është thelluar nga +39 në + 762 në favor të Aleancës për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim. Ndërkaq, ka nisur edhe hapja e kutive dhe rinumërimi i votave të Laçit, ku deri tani nuk ka pasur ndonjë ndryshim të rëndësishëm, me përjashtim të +1 ose -1 vote si për partitë e mëdha, edhe për ato të vogla. KZAZ 15 e Laçit ka qenë edhe më e kontestuara nga të dy forcat kryesore politike. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›