Vazhdon pa zhurmë

Bastisja e EULEX’it në Ministrinë e Transportit nuk ka motivuar shumë partitë opozitare në vend për të ndryshuar qasjen në betejën e tyre kundër Qeverisë Thaçi.
Ndërhyrjen e EULEX’it në njërën prej ministrive më të fuqishme të qeverisë, shumëkush e ka parë si një “volley”, sidomos për Ramush Haradinajn, në betejën politike ndaj rivalit të tij, Hashim Thaçi.
Ndërhyrja e policëve dhe hetuesve ndërkombëtarë, fillimisht, i kishte lënë pa gojë edhe partitë opozitare, m’u sikur ato që janë në pushtet.
Por, edhe në reagimet e para të opozitës për “Rastin Limaj” shumëkush ka parë një paraqitje të zbehtë.
Gati 10 ditë pas këtij rasti, kur EULEX tashmë gjithnjë e më shumë po bombardon opinionin me informata për “Rastin Limaj”, reagimet e opozitarëve bëhen si zakonisht me konferenca për media, përderisa gjuha që përdoret aty nuk dallon shumë nga koha para ndërhyrjes së EULEX’it në qeveri.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, ka thënë se partia e tij nuk e ka ndërmend ta ndryshojë strategjinë e saj.
Ai ka thënë se synon ta rrëzojë Qeverinë Thaçi përmes procesit zgjedhor, të cilin e ka kërkuar sërish, duke mohuar se nuk ka qenë në nivelin e opozitarit të mirëfilltë në “Rastin Limaj”.
“Mendoj se si opozitë e kemi përfaqësuar mirë rolin tonë, funksionin tonë. E para, nuk jemi në lidhje interesi me Qeverinë aktuale dhe me koalicionin qeverisës nuk kemi pengje. Nuk jemi pjesë e projekteve ekonomike, projekteve tjera, nuk kemi asnjë kontroll nga Qeveria Thaçi që nuk është rasti me shumë subjekte të vendit në këto dy vite. Ne e kemi ushtru funksionin tonë që na takon si opozitë e vendit”, ka thënë Haradinaj.
Por, shumëkush reagimin e vakët të opozitës e ka parë edhe si frikë për shkak të paralajmërimeve se EULEX’i do të hetojë të gjithë.
AAK ka lëshuar një komunikatë të premten, ku ka kërkuar nga ICO dhe EULEX’i dhe KFOR’i që të vazhdojnë luftën kundër, duke filluar që nga viti 2000.
Të njëjtën e ka përsëritur edhe të shtunën.
“AAK beson shumë se tema e korrupsionit është mirë me u zgjidh një herë e përgjithmonë. Me u dhënë mesazhi për të gjithë që kanë qenë të involvuar ose edhe në të ardhmen me pas kujdes se ndëshkohen njerëz”, ka thënë Haradinaj.
Por, a është dashur opozita të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Qeverisë Thaçi?
Për analistin Bardh Hamzaj, reagimi i opozitës, po ashtu, mbetet i zbehtë, edhe pse, sipas tij, AAK dhe AKR i kanë qartësuar më së shumti pozicionet pas “Rastit Limaj”.
“Në këto rrethana kur fillon një hetim për korrupsion dhe veprimtari kriminale, pavarësisht si përfundon, kurrë nuk është boll çka do që të bëjë, qoftë pushteti, qoftë opozita. Por, nëse e krahasohen reagimet e tashme të opozitës me reagimet e pushtetarëve të tashëm që dikur ishin në opozitë, opozita e tashme është shumë më e zbehtë”, ka thënë ai.
Hamzaj thotë se këto reagime të zbehta nuk kanë të bëjnë me frikën që Haradinaj mund të ketë për ndonjë ndërhyrje të mundshme të EULEX’it në AAK.
“Nuk besoj se është kjo. E di se po mendohet për këtë. Por, nëse është kjo do të ishte shumë naive nga ana e kujtdo qoftë për arsye se çfarëdo sjelljeje ndaj kësaj që po ndodh, qoftë e ashpër, qoftë e butë nuk e amniston apo nuk e zbut një veprim eventual që mund ta merr EULEX’i diku tjetër ku konsiderohet se ka apo ka pas praktikë korruptive”, thotë ai.
Por, Hamzaj thotë se qëndrimi i opozitës mund të shpjegohet me një arsyetim tjetër.
“Një nga arsyet mund të jetë se po hetohet një personalitet nga koha e luftës nga UÇK pra edhe në AAK ka njerëz që vijnë nga ajo kohë duke përfshirë edhe vet z. Haradinaj mund të jetë ndoshta e një skrupulli moral eventualisht ose ndjenje solidariteti për shkak të kësaj periudhe”.
Hamzaj thotë se megjithatë AAK dhe AKR me reagimet e fundit kanë filluar të shtojnë presionin.
“AAK dhe AKR me qasjet e fundit japin më kuptu se opozita do të jetë më zëshme në vazhdimin e presionit mbi Qeverinë dhe të paraqiturit e saj si e zhytur në afera korruptive, pra kjo çka po ndodhë është një argument plus në duart e opozitës”, ka thënë ai.
Komenton për “Klubin”
Ramush Haradinaj ka vazhduar edhe të shtunën akuzat kundër Qeverisë dhe Kryeministrit Thaçi.
Ai ka përsëritur se korrupsioni nuk mund të ndodhë pa përfshirjen e kreut të Qeverisë.
Haradinaj para gazetarëve ka komentuar një organogram të përgatitur nga AAK, pasi sipas tij, Qeveria aktuale as që ka organogram pasi funksionon përmes “lidhjeve të shkurtra”.
Haradinaj sidomos është ndalur te zyrat e prokurimit, të cilat, edhe pse duhet të funksionojnë të pavarura, sipas tij, janë vënë në shërbim të qeverisë.
Kreu i AAK’së, duke folur për Qeverinë, ka instaluar edhe një frazë të re duke quajtur Thaçin dhe njerëzit e rinj si njerëz të “klubit”
“Zyrat e Prokurimit, që janë një sektor i ndjeshëm në qeverisje, janë kryesisht vendet ku janë vendosur ‘njerëzit e klubit’. Këto zyra të prokurimit, në rrethana të zakonshme të qeverisjes, raportojnë te sekretari i përhershëm, i cili është përgjegjës për stafin civil. Në rastin e Qeverisë Thaçi që funksionon ndryshe, Zyrat e Prokurimit nuk raportojnë te sekretarët permanentë, meqenëse mbi 60 për qind e tyre janë ushtrues detyre. Çka bëhet atëherë, në pozicionet kyçe vendosin këshilltarë politikë, ata u japin detyra zyrave të prokurimit si duhet të veprojnë”, ka thënë ai.
Haradinaj, po ashtu, ka folur edhe për bisedimet e mundshme mes Kosovës e Serbisë, të cilat i ka quajtur të nevojshme. Por, ai ka përjashtuar mundësinë e hapjes së çështjes së statusit.
“Si Kosovë, kemi interes të bisedojmë me Serbinë si vend fqinjë për çështje të fqinjësisë, por ato bëhen në kohën, momentin dhe rrethanat kur Kosova e ndien nevojën”, ka thënë ai.