Valë e re e sulmeve në Irak
Si pasojë e sulmeve me bomba dhe sulmeve të armatosura gjatë ditës së sotme janë vrarë së paku 30 irakianë dhe janë plagosur me dhjetëra të tjera, në kuadër të asaj që dukej se ishin sulme të koordinuara kundër forcave të sigurisë në dhe përreth Bagdadit.
Megjithatë, sulmi më i përgjakshëm ishte ai kundër civilëve në qytetin e vogël Suvajrah, ku si pasojë e shpërthimit të dy bombave u vranë tetë kalimtarë të rastit dhe u plagosën mbi 70 të tjerë, njoftuan zyrtarët e policisë.
Suvajrah gjendet rreth 40 kilometra në jug të Bagdadit.
Në Bagdad, ushtria dhe policia irakiane vërshuan rrugët e qytetit, pasi që persona të armatosur sulmuan disa postblloqe dhe patrulla të ushtrisë.
Së paku 10 persona u vranë si pasojë e këtyre sulmeve.
Përderisa askush nuk mori përsipër përgjegjësinë për këto sulme, duket se ato ishin një aksion i qëllimshëm i kryengritësve, për të dëshmuar se ata ende janë të aftë që të sulmojnë në qendër të Bagdadit, përkundër sukseseve të fundit të cilat i arritën forcat amerikane dhe ato irakiane, në luftën kundër rrjeteve terroriste në Irak.
Menjëherë pas sulmeve, forcat e sigurisë shtuan dukshëm masat e sigurisë në Bagdad dhe rajonet përreth kryeqytetit.