E Diel, 1 Nëntor 2026

Filmi The Ides of March perqendrohet tek shoqeria dhe politika amerikane

Filmi i zhanrit politik e thriller i Xhorxh Klunit The Ides of March eshte filmi me i ri  qe perqendrohet tek shoqeria dhe politika amerikane. Filmi e merr titullin nga nje reference ne dramen e Shekspirit Jul Qezari per mesin e muajit mars dhe tragjedine qe e shoqeron ate. Filmi eshte nje drame e holle politike dhe nga kritika shihet qysh tani si nje nga kandidatet e cmimit Oscar.

Ne filmin The Ides of March Stefan Majers interpretuar nga Rajan Gosling eshte nje menaxher brilant i fushates se kandidatit demokrat per president Majk Morris. Guvernatori Morris interpretuar nga Xhorxh Kluni perpiqet te fitoje zgjedhjet paraprake ne Ohajo te cilat jane kritike per te marre emerimin e Partise Demokrate.

Stiven Majers beson tek Morrisi. Por teksa ai perpiqet te hartoje axhenden politike te guvernatorit ata perplasen. Morris nuk do kompromise por Majers ka frike se guvernatori mund te humbase.

Tom Dafi eshte menaxher i fushates se kandidatit rival te Morisit. Dafi perpiqet te minoje guvarnatorin duke i marre Stiven Majersin.

Takimi shkaterron besueshmerine e Majersit dhe ben qe ai te pushohet nga puna. Por ndodh dicka e papritur. Majers zbulon se guvernatori ka nje sekret. Me kete ne dore ai e detyron guvernatorin te beje kompromise politike.

Gjate aleances se tyre te trazuar menaxheri ambicioz i fushates dhe politikani i kompromentuar moralisht arrijne prane qellimit te perbashket.

Filmi ka prekur ndjeshmerine e shikuesve ne Uashington epiendra e politikes se vendit.

Filmi pasqyron jo vetem klimen politike por gjithe shoqerine. Shume njerez mendojne vetem per vete dhe se si te perfitojne.

Gjithmone behen allishverishe pas dyerve te mbyllura.

Xhorxh Kluni eshte regjisor dhe bashkeskenarist i filmit. Krahas Rajan Gosling ne rolin e Stefan Majersit interpreton edhe Poll Xhiamati si Tom Dafi. Fituesit e cmimeve Oscar Filip Sejmor Hofman dhe Mariza Tomei formojne nje grup aktoresh te njohur.

Kluni thtoe se ndonese filmi eshte artistik ai pershkruan politiken e dites.

Nese ky film pasqyron disi cinizmin qe kemi pare kohet e fundit kjo eshte gje e mire. Nuk eshte gje e keqe qe te kemi nje pasqyre dhe te shohim gjerat qe bejme. Nuk eshte keq te shohim menyren se si i zgjedhim zyrtaret tane.

Filmi The Ides of March eshte i fundmi ne serine e filmave qe pasqyrojne mentalitetin politik amerikan.

Nje nga filmat me perfqeasues te ketij cikli ishte Te gjithe njerezit e presidentit nga Alan J.Pakula. Ky film zberthen administraten e Niksonit ne vitet 70 kur dy gazetare te Washington Postit zbuluan skandalin e Uotergejtit.

Filmi The Ides of March perqendrohet ne nje rrezik te ri politikat ekstreme politikat amorale dhe cinizmi - te gjitha ne nje nivel me te larte.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›