E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perkujtohet Papa Gjon Pali II


Kryeministri Sali Berisha nuk ka bërë asnjë koment mbi deklaratat e një dite më parë të Presidentit Bamir Topi. Shefi i qeverisë u pyet nga gazetarët, por nuk preferoi të bëhet pjesë e debatit mes Presidentit dhe Kryetares së Parlamentit.

“Sot unë këtu jam në nderim të njëriut prej burrave më të mëdhenj të të gjitha kohërave”, komentoi Berisha.

Këtë deklaratë zoti Berisha e bëri gjatë vizitës së tij në kishën e “Zojës Ndihmëtare” në qendren e Don Boskos, ku ai ndodhej për të parë ekpozitën fotografike kushtuar përvjetorit të 33-të të pontifikimit të Papa Gjon Palit të Dytë.

“Dashurinë e tij për Shqipërinë dhe shqiptarët do ta dëshmonte me vizitën e tij të parë në Ballkan duke përzgjedhur Shqipërinë si vend të parë të rajonit për t’u vizituar”, tha Berisha në fjalën e rastit.

Në event ishin të pranishëm, Ministri i Kulturës i Polonisë, Bogdan Zdrojevski, i cili ndodhet në Shqipëri për një vizitë disa ditore, homologu i tij shqiptar, Aldo Bumci si dhe Ambasadorja e Polonisë në Shqipëri, Irene Tatarzynska.

“Për shumë njerëz, largimi i Papa Gjon Palit II nga kjo jetë ka qenë një moment vendimtar për ta vështruar botën me sy tjetër, për ta parë me sy tjetër. Ky ishte momenti i madh i bashkimit të gjithë njerëzve rreth paqes dhe Atit të Shenjtë”, deklaroi ambasadorja polake, Irene Tatarzynska.

Papa i Shenjte e drejtoi kishën katolike për më shumë se 26 vjet, deri në ndarjen e tij nga jeta në 2 Prill 2005-s.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Shkodër, homazhe për Ndrek Prelën
Presidenti i Republikës Bamir Topi mori pjesë në ceremoninë e homazheve në nderimt të aktorit të njohur shkodran Ndrek Prela, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 91-vjecare. Manipulim me vendet bosh
Ministria e Arsimit nuk i ka rishpërndarë kuotat e mbetura të paplotesuara, në fakultetet me kërkesë të lartë  në formë të drejtë dhe transparente.
Të miturit nëpër burgje, UNICEF: Nuk arsimohen
103 të mitur që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare, nuk kanë asnjë mundësi arsimimi. Ekspertët e UNICEF-it , mes tyre edhe ish-ministri i Drejtësisë në Francë, zoti Roberd Badinter, gjatë vizitës në burgjet ku qendrojnë të miturit  kanë evidentuar një sërë problemesh.
BB-ja i rikthehet Jugut për të ndërtuar shtëpi
Tjetër projekt i Bankës Botërore po vihet në zbatim me ndihmën e autoriteteve shqiptare, sa i takon banesave në Jugun e vendit, pranë zonave bregdetare. Berisha: Mbështetje turizmit malor
Nga parku kombëtar i Antigonesë dhe prej luginës malore të Çajupit kryeministri Sali Berisha ka premtuar më shumë mbështetje për turizmin malor në Jug të vendit si dhe per çdo formë të turizmit alternativ.

Lajmet kryesore

Top Media, Ëndrra Vazhdon!
Tani e mbajti fjalën; Jeta e Kadaresë në dokumentar
Video e Metës, ekspertët s’kanë mjete
Taksat, 2011-ta viti më i keq
Një javë e mbushur me vrasje
Idrizi: Gjoba për deklarim të rremë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›