Meta takim në Ura Vajgurore
Ura Vajgurore -Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta zhvilloi një takim me anëtarë dhe simpatizantë të LSI, në Urën Vajgurore, ku ka prezantuar kandidatin e kësaj force politike Mustafa Muçi. Meta u shpreh mjaft optimist për suksesin historik që do ketë LSI-ja jo vetëm në qarkun e Beratit, por fitorja e LSI-së do të jetë historike në të gjithë Shqipërinë. Në këtë kuadër, Meta ka akuzuar dy drejtuesit e partive të vjetra, që sipas tij, me listat e mbyllura ata kanë eliminuar zonat elektorale nga sistemi zgjedhor në Shqipëri dhe i kanë futur në rresht deputetët si nëpunës të kryetarëve të partisë.
Me sistemin zgjedhor LSI-ja është një forcë politike jashtëzakonisht e favorizuar, ashtu sikurse është e favorizuar e majta dhe opozita, sepse në thelb ky është një sistem propocional dhe pa asnjë diskutim Sali Berisha dhe e djathta e tij do të kalojnë në opozitë në 28 Qershor me votën tuaj. Ndaj theksoi ai, “ne jemi të sigurt se në 28 Qershor me ardhjen në pushtet të forcës sonë politike, do të miratojmë së pari p/ligjin për moshën e tretë në mënyrë që t’i vijmë në ndihmë 380 mijë pensionistëve që gjenden sot pa përkrahjen e shtetit në të gjithë Shqipërinë”.
“Ne do t'i japim prioritet në mënyrë të veçantë punësimit, ku nëpërmjet investimeve publike ne do të punësojmë të paktën një person në çdo familje në mënyrë që të bëhet më e përballueshme jeta për ata. Përmes punësimit jetik”- tha Kreu i LSI.