LSI: Vidhen shqiptarët
Tiranë -Lëvizja Socialiste për Integrim ka denoncuar sot vjedhjet që sipas kësaj partie iu bën Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë, qytetarëve shqiptarë. “Kjo vjedhje masive e xhepave të shqiptarëve, është pranuar nga vetë OST, por ky konstatim nuk ka sjellë asnjë ndryshim në vjedhjen masive të qytetarëve të ndershëm që paguajnë faturat vazhdon. Synimi i OST është që të përmirësojë gjendjen ekonomike të saj, duke grabitur qytetarët e duke stimuluar korrupsionin. Kjo është gjithashtu një mënyrë për grumbullimin e parave për fushatën elektorale për të vazhduar mashtrimin e shqiptarëve”-deklaroi nënkryetarja e LSI-së Filloreta Kodra.
Ajo i ka kërkuar Prokurorisë që të nisë hetimet për këtë shpërdorim detyre të hapur dhe publike, ku dëshmitarë janë të gjithë. Sipas Kodrës, qytetarët duhet të denoncojnë në Prokurori faturat hajdute të energjisë elektrike dhe të kërkojnë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga qeveria. “LSI do të ngrejë një komision qytetar për të verifikuar dhe asistuar qytetarët, të cilët do t’i drejtohen prokurorisë”-përfundoi ajo.