Zhdukja e Valerisë, familja mohon spekulimet për aferën jashtëmartësore

Vjehrri i francezes së zhdukur, Valerie Bara Neziroski, ka demantuar lajmin e televizionit Kanal 5, të ripublikuar nga “Zhurnal”, se e reja e tij e zhdukur ka lidhje jashtëmartësore.
Televizioni kishte shkruar javën e kaluar, duke transmetuar një deklaratë të të vjehrrit, se zhdukja e francezes lidhej me aferën e saj.
Por, familja Neziroski ka përgënjeshtruar një lajm të tillë, duke e cilësuar të shtrembëruar deklaratën e transmetuar nga televizioni.
Me anë të një reagimi me shkrim drejtuar redaksisë “Zhurnal”, familja mohon me forcë çdo pretendim që lidh zhdukjen me afera të paqena intime.
“Jeta e Valerisë mund të jetë ende në rrezik. Familja e saj dëshiron të jetë mirë me shëndet dhe shpreson t'i rikthehet sa më shpejt”, thuhet në reagimin e familjes Neziroski, të nisur nga e-maili i Ilir Neziroskit, i shoqi i Valerisë./Indeksonline/