Vazhdon rreziku i permbytjeve ne Hungari

Nuk është qetësuar aspak Danubi në Hungari. Gjë që ka cuar dhe në zgjatjen e gjendjes së jashëtzakonshme. Niveli i ujit do të vazhdojë të jetë i lartë edhe në ditët në vijim. Në Budapest e gjithë puna është përqendruar për të mbrojur banesat nga uji. Zona më e rrezikuar mbetet ajo në veri të kryeqyteti dhe pse banorët shprehen se janë të përgatitur, pas përjetimit të së njëjtës situatë në 2002 dhe 2006. janë pikërisht banorët të cilët kanë dalë në ndihmë të zjarrfikësve dhe ushtarëve që po ndërtojnë barrierat. Në disa zona uji ka pushtuar rrugët kryesore duke e bërë të pamundur kalimin në to.