Shengjin perurohet shetitorja Willson

Kryeministri Sali Berisha përuroi shetitoren e re te Shengjinit ne hapje te sezonit te sivjetem turistik. Kryeministri tha se Shengjini do te jete pjese nje projekti rajonal turistik qe shtrihet deri ne Ulqin, si dhe premtoi shtimin e investimeve në interes të qytetareve e pushuesve.
Shengjini e ka hapur sezonin e sivjetem turistik krejt ndryshe nga vitet e tjera. Qytetit i shtohet nje veper e re infrastrukturore. Përurimin e shetitores qe do te mbaje emrin e ish presidentit amerikan Uillson e beri Kryeministri, Sali Berisha. Te pranishem ne feste jane edhe ish presidenti kroat, Stipe Mesic dhe ish presidenti kosovar Fatmir Sejdiu.
Dhe pas shetitores projekti pritet te shkoje edhe me tej. Bregu i Shengjinit ka mundesine te kthehet ne pjese te nje projekti rajonal.
Krahas shetitores per shengjinin nuk do te mungojne edhe te tjera investime. Premtimet jane te Kryeministrit Berisha.