Gjirokastër, efektivët marrin porositë e fundit për nesër
Gjatë një takimi në Drejtorinë e policisë së Gjirokastrës, ku merrnin pjesë efektivët që do të ruajnë qendrat e votimit e të numërimit, është kërkuar përpikmëri në zbatimin e ligjit për të zhvilluar një proces të qetë.
GJIROKASTËR- Efektivët e Qarkut të Gjirokastrës marrin porositë e fundit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të së dielës. Gjatë një takimi në Drejtorinë e policisë së Gjirokastrës, ku merrnin pjesë efektivët që do të ruajnë qendrat e votimit dhe të numërimit si dhe përfaqësues të misionit të OSBE-së në këtë qytet, është kërkuar përpikmëri në zbatimin e ligjit për të zhvilluar një proces të qetë dhe të sigurt. Shefi i zyres së OSBE theksoi rëndësinë që ka ky proces për Shqipërinë, për plotësimin e standardeve.
Nga ana e tij, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Vasil Valera u angazhua për masa të përbashkëta në pikat e kalimit kufitar, në kufirin e gjelbër e akset rrugore. Pas udhëzimeve, efektivët janë shpërndarë në qendrat e votimit, ku pritet që në orën 20.00 të mbrëmjes së sotme të marrin në dorëzim objektet zgjedhore.
(e.n/News24/BalkanWeb)