E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon te terhiqet uji nga Shkodra

Permiresimi prej mese nje jave i motit po ndikon edhe ne permiresimin gradual te situatesse permbytjes ne komunat fushore te Nenshkodres dhe ne lagjet hyrese te qytetit. Uji tashme eshte terhequr nga me shume se 3 mije hektare toke nderkohe qe 3600 persona te evakuar jane kthyer ne shtepite e tyre. Por me shume se 4500 banesa vazhdojne te jene te permbytura kryesisht ne Velipoje Ana e Malit Bushat Dajc Berdice si dhe brenda ne qytet.

Per shkak te kesaj situate kryetari shtabit te emergjencave civile per Shkodren Maxhid Cungu tha sot se emergjenca ende nuk eshte tejkaluar.

Po sot Kryeministri Sali Berisha ishte ne shtabin e emergjencave te Shkodres ku pergezoi strukturat e emergjencave si dhe siguroi banoret e zonave te permbytura se sapo te jete tejkaluar situata e emergjences do te nise procesi i verifikimit dhe kompensimit te demeve.

Ndekohe po sot Kryqi i Kuq Shqiptar nisi nje operacion humanitar ne zonat e permbytura ku 2 mije familjeve do tu shperndahen paketa ushqimore dhe higjenike te vleftshme per cdo familje per nje periudhe nje mujore.

Largimi gradual i ujrave nga zonat e permbytura po le pas nje sasi te madhe mbeturinash dhe papastertish qe jane burim infeksionesh dhe epidemishe. Ndaj sapo ka nisur pastrimi dhe dizifiktimi me klor ne rruget kryesore te qytetit prej nga uji eshte terhequr.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›