Perseri perplasje pozite-opozite per hetimin e zgjedhjeve
Ne Shqiperi shumica dhe opozita u perplasen sot gjate mbledhjes se konferences se kryetareve te grupeve parlamentare lidhur me daten e shqyrtimit te propozimit te fundit te socialisteve per ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e kaluara.
Opozita kerkoi perfshirjen e kerkeses se saj per komisionin hetimor ne rendin e dites se seances te kesaj te enjte shumica kembenguli qe te shqyrtohet ne seancen e fundit te vitit me 23 dhjetor. Kryetari socialist Edi Rama e cilesoi kete qendrim si nje tjeter prove te mungeses se vullnetit per hetimin e zgjedhjeve te qershori 2009. Shumica tha ai nxjerr pengesa pas pengesash ndersa nenvizoi se sipas tij kerkesa eshte bere ne perputhje te plote me rezoluten e parlamentit europian per Shqiperine.
Ne porpozimin e tyre socialistet heqin perfundimisht dore nga shqyrtimi i fleteve te votimit. Opozita javen e shkuar pershendeti faktin qe socialistet e bene zyrtarisht nje propozim duke premtuar se ai do shqyrtohet me seriozitetin me te madh. Deri me tani nuk ka patur asnje koment publik nga ana e shumices per kete propozim. Por qendrimii saj pritet te shihet neser kur ne komisionin e ligjeve do te nisin diskutimet konkrete.