Vdekja e 4 turistëve në Qerret, pezullohen hetimet, autoritete shqiptare në pritje të letërporosisë nga Rusia
Prokuroria e Durrësit ka pezullua hetimet për vdekjen e 4 rusëve në Qerret. Ngjarje e ndodhur në 2021.
Bëhet me dije se hetimet janë pezulluar për shkak se autoritetet ruse nuk i janë prgjigjur letërporosive nga autoritet shqiptare. Drejtësia shqiptare kërkonte informacion për autopsinë e 4 viktimave, raporton gazetarja Klodiana Lala për “Neës24”.
Po ashtu Shqipëria kishte kërkuar dhe informacion për të shkuarën e 4 rusëve, nga ku mund të nxirrnin ndonjë të dhënë nëse vdekja e tyre mund të ishte vrasje.
Kujtojmë që rusët në tetor të 2021 u gjetë të pajetë në suanën e hotel “Gloria”. Të pajetë u gjetën Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.
Vdekja e tyre mbetet një mister, pasi në fillim u raportua se shkak i vdekjes ishte klori i përdorur në pishënë, por më pas u tha e në trupat e viktimave, u konstatua prania e monoksidit të karbonit në masën mbi 75 përqind.
Pas ngjarjes trupat e tyre u tërhoqën nën prezencën e e përfaqësuesve të ambasadës ruse rreth orës 01:00 pas mesnate.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
