Vdekja e 5 veteve ne Butrint 59 vjet burg shkaktareve

Gjykata e Sarandes vendosi dje te denoje me gjithsej 59 vite burg e 30 milione leke gjobe te akuzuarit per ngjarjen e 19 tetorit te 2008 ku ne liqenin e Butrintit u mbyten 5 persona pas nje tentative per te kaluar ne token greke si klandestine.
Me prokuror te ceshtjes lirim Shahinin trupi gjykues i perbere nga Nevrie Duka Petrit Aliaj e Ketra Bajrami vendosi denimin me 21 vjet burg dhe 8 milione leke gjobe per Hyqmet Sollakun 16 vjet dhe 8 milione leke gjobe per Brahim Madhin ne kerkim 17 vjet burg dhe 8 milione per Dashamir Manen dhe 5 vjet burg dhe 6 milione leke per Albert Gegen ne kerkim.
Sipas vendimit ata denohen per vepren penale dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit me qellim perfitimi ne bashkepunim me pasoje vdekjen. Procesi Tragjedia e Butrintit zgjati rreth dy vjet me nje numer maratone seancash te shtyra.
Shtetasit Hyqmet Sollaku banues ne Tirane dhe Brahim Madhi e Albert Gega te dy nga Fieri kishin grumbulluar 27 shtetas nga rrethe te ndryshme te Shqiperise per tu siguruar atyre kalim ilegal te kufirit.
Me mjete te ndryshme ata kane mberritur ne Sarande me 18 tetor 2008. Duke qene se ka pasur postbllok te lundra ne kanalin e Vivarit e ndodhur ne afersi te hyrjes se Parkut te Butrintit nisja u shty per date 19 pasdite. Nderkohe nga ana e trafikanteve u rekrutua Dashamir Mane nga Shelegari i Sarandes.
Ai do te drejtonte varken prone e peshkatarit A.S e cila do te nisej nga vendi i njohur si Porta e Luanit ne liqenin e Butrintit ne drejtim te Xarres. Me pas do te niseshin me kembe drejt Qafe-Botes. Keshtu evitohej postblloku te lundra. Varka e pare me 15 klandestine arriti pa problem ne breg.
Ndersa ne varken e dyte ku kishin hipur 12 klandestinet e tjere pas 200 metrave udhe ujore nis te qaje foshnja 3-muajshe Klara Jaho. Ne kete moment ndodh nje grindje mes Hyqmet Sollakut dhe Dritan Jahos babait te foshnjes. Hyqmeti cohet nga varka dhe duke levizur nga njeri cep ne tjetrin shkakton levizje te saj e cila permbytet vertikalisht.
Per pasoje klandestinet perfundojne ne ujerat e liqenit ku 5 prej tyre mbyten mes tyre foshnja Klara Jaho dhe nena e saj Elvira nga Lapardhaja e Beratit trupat e te cilave u gjeten diten e ngjarjes. Ndersa te nesermen u gjete trupat e Amarildo Kukes e Festim Hoxhes nga Fieri e tre dite me pas gjendet dhe trupi i Ndricim Myftarit nga Bubullima e Lushnjes.
Tragjedia e Butrintit e njohur dhe si Otrantoja e Butrintit eshte me e renda e ndodhur ne aksin Sarande-Qafe-Bote. Ky aks prej 20 vitesh gelon nga qarkullimi i klandestineve qe marrin rrugen drejt Greqise duke bere qe te konturohet dhe nje rrjet trafiku klandestin per qellime perfitimi.
do dite autobuset e linjes nga Tirana ne Sarande kane si pasagjere dhe gamen e njohur te klandestineve kryesisht nga veriu qe mberrijne ne qytetin bregdetar per tu nisur me pas drejt kufirit me mjete dhe ne forma te ndryshme. Keta kontigjente jane te dukshem e te dallueshem cdo ore te dites ne Sarande dhe zakonshit shnderrohen dhe ne kliente me 500 leke nata ne hotelet qe keto kohe jane bosh.