Ish-bashkeshorti djeg shtepine e femijeve te tij

Dhunonte ish-bashkeshorten edhe pas ndarjes arrestohet 46-vjecari Engjell Karriqi. Ishte ne kerkim prej dy muajsh
LIBRAZHD - Edhe pse ishte divorcuar rreth 10 vjet me pare ka vazhduar te dhunoje psikologjikisht ish-bashkeshorten dhe femijet duke arritur deri ne zjarrvenien e shtepise.
Policia ka vene ne pranga shtetasin Engjell Karriqi 46 vjec pasi ky i fundit dy muaj me pare ndersa kerkonte te drejten e pronesise per nje pjese te shtepise ka vendosur ti vere zjarrin me mjete rrethanore duke rrezikuar edhe jeten e ish-gruas. Burime te policise se Librazhdit bejne te ditur se Karriqi diten e ngjarjes ka shkuar ne banesen e ish-bashkeshortes kur djali ishte ne pune dhe vajza tek gjysherit.
Ai ka shkelmuar deren ka sperkatur me vaj shtepine dhe i ka vene flaken. Ne kete ngjarje eshte perfshire edhe ish-bashkeshortja e tij e cila eshte kercenuar dhe madje ka rrezikuar edhe jeten ndersa flaket perfshinin shtepine. Kane qene fqinjet qe kane lajmeruar policine dhe ndihmuar per fikjen e zjarrit.
Historia
ifti Karriqi ishte divorcuar rreth 10 vjet me pare. Gruaja punonte si pastruese dhe shtepia qe dy bashkeshortet kishin ishte nje objekt i vjeter i pershtatur si banese. Pas ndarjes gjykata kishte vendosur qe shtepia ti mbetej nenes se dy femijeve. Ky vendim nuk eshte pritur mire nga ish-bashkeshorti i cili nderkohe ishte rimartuar.
Sipas burimeve te policise 46-vjecari ishte bere edhe here tjeter problematik pasi kishte keqtrajtuar ish-bashkeshorten edhe pas ndarjes se tyre. Keto perplasje kishin kaluar pa perfshirjen e drejtperdrejte te policise. Ne kerkim te pjeses se shtepise ai kishte kercenuar se fundi se do ta digjte.
Diten e ngjarjes ish-gruaja e shqetesuar per kercenimet kishte mbyllur deren e kishte shkuar tek fqinjet ndersa femijet nuk ishin. 46-vjecari ka shkelmuar deren e ka hyre brenda. Ne kete moment gruaja ishte duke u kthyer per te marre telefonin. Burri ne grindje e siper ka marre nje shishe vaji ne kuzhine dhe ka sperkatur shtepine.
E tmerruar gruaja qe ishte ndaluar te dilte madje ishte kercenuar me jeten nga ish-bashkeshorti kishte therritur fqinjet. Keta te fundit kane lajmeruar policine si dhe kane ndihmuar ne fikjen e zjarrit. Demet kane qene te konsiderueshme per familjen qe mbahej me pak te ardhura nga rroga e gruas dhe e djalit 17-vjecar i detyruar te punonte qysh ne adoleshence. Me te mberritur agjentet jane vene ne kerkim te 46-vjecarit i cili ka mundur te largohet e ti shpetoje per nje kohe te gjate policise. Akuza ndaj tij eshte shkaterrim i prones me zjarr. Dhunimi i herepashershem i gruas nuk eshte marre shume parasysh nga policia apo gjykata.