Greqi mes bombevenesve edhe Damiano Bollano

Pakot-bombe kane kthyer ne qender te vemendjes grupin terrorist Berthama e zjarrit ku merr pjese edhe nje shqiptar
Pakot-bombe qe kane tronditur Greqine dhe Evropen kane vene serish ne qender te vemendjes grupin Berthama e zjarrit Pyrina tis fotias i akuzuar per akte terroriste rreth nje vit e gjysme me pare. Hetimet per kete grup u nderprene shume shpejt ndersa ne kerkim u shpallen pese vete mes te cileve shqiptari Damiano Bollano nga Himara.
Policia greke ne njoftimin e saj ben te ditur se ka qene pikerisht 29-vjecari Bollano i cili se bashku me Mihal Nikolopulon kane sjelle arme nga Shqiperia ne Greqi. Nderkohe dy dite me pare ne pranga perfunduan dy vete njeri prej te cileve dyshohet se eshte pikerisht pjese e grupit terrorist pergjegjes edhe per shperthime te tjera gjate dy viteve te fundit.
Burime nga policia e Vlores bene te ditur se Damiano Bollano eshte shpallur ne kerkim prej me se dy vjetesh per llogari te shtetit grek. Nga informacionet qe zoteron policia shqiptare Bollano nuk kishte te aferm ne Himare vecse dike nga njerezit e gruas. Personi eshte kerkuar edhe ne Tepelene pasi ka pasur te emen nga kjo zone dhe kishte aty shume lidhje familjare.
Shpallja ne kerkim e tij eshte bere per terrorizem. Nga personat e pyetur nga policia shqiptare rezulton se qe prej kohes kur u shpall ne kerkim nga policia greke Damiano Bollano nuk eshte dukur me ne Himare pavaresisht se me pare vinte aty rregullisht dhe se ne Shqiperi nuk ka asnje gjurme te tij.
Nderkohe ne Athine mengjesin e djeshem zgjimi i eshte bere ambasades argjentinase nderkohe qe organet policore kane shkuar menjehere ne vendngjarje dhe kane bere rrethimin e ambasades dhe bllokimin e rrugeve ne afersi te saj. Policia beri te ditur se qe ne mengjes ka pasur telefonata per venie bombash ne gjykaten e Athines si dhe ne institucione shteterore ku ka grumbullime te medha njerezish.
Porosi e vecante u eshte dhene forcave policore kufitare nga aeroportet limanet pikat kufitare tokesore me Shqiperine Turqine Maqedonine e Bullgarine.
Parallel me ngjarjet e fundit qeveria greke duhet te siguroje patjeter nga FMN-ja nje shume prej 12 miliard eurosh per te perballuar deri ne fund te vitit pagat e punetoreve ne sektorin shendetesor si dhe pensionistet.
Emrat dhe fotot e shpallura nga policia greke per anetaret e grupit Berthama e zjarrit. Mes tyre edhe shqiptari Damiano Bollano. Te kerkuarit
Georgios Nikolopulos
Mihail Nikolopulos
Damiano Bollano
Georgios Karajanidhis
Aleksandros Mitrusis
Ndalohen transfertat ajrore
Greqia ka ndaluar te gjitha dergesat ajrore jashte vendit pas zbulimit te tre pakove bombe te adresuara krereve evropoiane. Ne shenjester ishin kryeministri italian Silvio Berluskoni kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nikolas Sarkozi. Merkel apeloi te merkuren per nje koordinim nderkombetar me te mire lidhur me sigurine ajrore.
Pakot-bombe te nisura nga Greqia duket se jane veper e nje grupi pakosh-bombe qe gjithashtu kane pasur ne shenjester tete ambasada ne Athine dhe institucionet e BE-se. tre prej tyre shperthyen duke plagosur lehte nje person. Pjesa tjeter perfshi edhe ato qe i adresoheshin krereve evropiane u zbuluan. Pakoja bombe e derguar per Berluskonin nga Greqia u shperthye ne aeroportin e Bolonjes ndersa nuk u raportua asnje lendim.
Autoritetet gjermane gjeten pakon ne zyren e dergesave per Merkelin te marten. Kancelarja ne ate kohe ishte jashte shtetit. Ambasada bullgare ruse gjermane zviceriane meksikane kiliane dhe holandeze ishin gjithashtu nen shenjester ne athine. Asnje nga shperthimet nuk shkaktoi deme serioze.