E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vdekja e Elizabeth II/ Banka e Anglisë do të zëvendësojë kartmonedhat me portretin e monarkes, me atë të Charles III

Pas vdekjes në moshën 96-vjeçare të Mbretëreshës Elizabeth II, portreti i saj do të zëvendësohet me atë të Charles III në të gjitha kartmonedhat nga Banka e Anglisë.

“Kartëmonedhat aktuale që shfaqin imazhin e Madhërisë së Saj Mbretëreshës do të vazhdojnë të jenë mjete ligjore. Një njoftim i mëtejshëm në lidhje me kartëmonedhat ekzistuese të Bankës së Anglisë do të bëhet pasi të jetë respektuar periudha e zisë”, tha BoE në një deklaratë, raporton Tass.

Procesi pritet të zgjasë rreth dy vjet. Ndryshime të ngjashme priten edhe në sferat e tjera të Commonwealth, të qeverisur zyrtarisht nga monarkia britanike dhe që kanë para me portretin e Elizabeth II në qarkullim, duke përfshirë Australinë, Kanadanë, Zelandën e Re, Xhamajkën dhe të tjera.

Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë, monarkja më jetëgjatë në botë, vdiq në moshën 96-vjeçare në kështjellën Balmoral në Skoci më 8 shtator. Charles, Princi i Uellsit, djali i madh i mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, është bërë mbreti i ri i Mbretërisë së Bashkuar. Ai do të mbretërojë zyrtarisht nën titullin e Madhërisë së Tij Mbretit Charles III. Funerali i mbretëreshës do të bëhet 10 ditë pas vdekjes së saj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›