E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqipëri-Itali-Mali i Zi memorandum për shkëmbimin elektronik e të dhënave për transportin detar

Shqipëria-Italia dhe Mali i Zi kanë nënshkruar sot Memorandume Mirëkuptimi për shkëmbimin elektronik të të dhënave për transportin detar. Marrëveshja është firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Shqipërisë, Gent Gazheli dhe homologët e tij në Itali dhe Malin e Zi.

Të dhënat do të shkëmbehen elektronikisht përmes platformës SEED, financuar nga BE. Sistemi SEED për shkëmbimin elektronik të të dhënave ka një rol vendimtar në zbatimin e Korsive të Gjelbërta CEFTA-TCT në CEFTA, por edhe ndërmjet CEFTA-s dhe Greqisë, që ka funksionuar që nga korriku i këtij viti. SEED është implementuar që nga viti 2010, më vonë është përmirësuar në SEED+ dhe ka përmirësuar menaxhimin e pikave të kalimit në Ballkanin Perëndimor, ka përmirësuar efikasitetin dhe komunikimet ndërkufitare si dhe procedurat e thjeshtuara dhe të modernizuara.

Ky takim u shfrytëzua për të diskutuar mbi zhvillimin e ardhshëm të nismës Korsitë Blu (Blue Lanes) dhe marrëdhëniet tregtare në zonën e Detit Adriatik. Nisma Korsitë Blu (Blue Lanes) do të përmirësojë trafikun detar midis Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë, falë sistemit SEED+, Sistemi për Shkëmbimin Elektronik të të Dhënave, i cili është funksional në CEFTA (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore)

Ky është një moment historik i rëndësishëm për palët e CEFTA-s duke qenë se ky bashkëpunim do t’i shërbejë jo vetëm Shqipërisë dhe Malit të Zi, por edhe Palëve të tjera të CEFTA-s që do të përdorin portet në Shqipëri dhe Mal të Zi për tregti. Krijimi i infrastrukturës së TI-së është në vazhdim dhe pritet që sistemi të funksionojë në vjeshtën e vitit 2022. Ky bashkëpunim hap mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të nismave të Korsive të Gjelbërta dhe Blu drejt vendeve të tjera anëtare të BE-së.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›