E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e Emmy-t, liri me kusht Kelmendit

Lihet i lirë biznesmeni kosovar i akuzuar për vdekjen e këngëtares Elsina Hidërshaj. Gjykata e Tiranës ka dhënë lirim me kusht për Aziz Kelmendin i cili mbante mbi supe akuzën e vrasjes nga pakujdesia të këngëtares “Emmy”. Edhe pse Prokuroria ka kërkuar 3 vjet burg për Kelmendin, Gjykata në vendimin e saj ka dhënë 1 vit e 4 muaj burg. Këtë vendim organi gjykues i kryeqytetit e ka argumentuar me faktin se Kelmendi ka pranuar akuzën dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar i është ulur dënimi. Më pas, për shkak të pozicionit që ai ka në shoqëri, atë të biznesmenit dhe jo rrëzikshmërisë shoqërore, Gjykata ka vendosur që të pezullojë 1 vit e katër muaj burg për Kelmendin dhe ta lirojë me kusht. Por biznesmeni kosovar duhet të paraqitet në shërbimin e provës dhe që në këtë periudhë kohore, nuk duhet të kryej asnjë vepër tjetër penale pasi në të kundërtën duhet që të rkthehet në qeli.
 

Ndërkohë KeLmendi u akuzua në fillim nga Prokuroria për akuzën e vrasjes por pas hetimeve dhe dëshmive të marrë në vendin e ngjarjes, akuza ndaj biznesmenit kosovar ndryshoi në vrasje nga pakujdesia ku kjo dosje është çuar edhe në Gjykatë. Ngjarja për të cilën akuzohet Aziz Kelmendi ka ndodhur në 28 shkurt në një nga lokalet e natës në kryeqytet ku sipas Prokurorisë biznesmeni ka shkuar i shoqëruar me një vajzë tjetër në lokalin e natës ku ndodhej 21 vjecarja për ti dhënë një dhuratë. Teksa ka hapur xhamin e makinës për ti dhënë dhuratën, mes kengetarës dhe shoqërues së tij ka nisur një sherr dhe për këtë arsye biznesmeni për të evituar grindjen ka nisur të largohet me makinë. Por teksa ka levizuar automjetin, Elsina Hidërshaj, ka qenë e varur te dritarja e makinës dhe më pas ka rënë përtokë. Këngëtarja është dërguar në spitalin Ushtarak të Tiranës dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore, plagët që kishte marrë në kokë nuk i kanë dhënë mundësi të jetojë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›