E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhja e makinave, denoncime në RTV “Ora News”

Makinat e parkuara në garazhdin e një pallati në qendër të Tiranës janë shkatërruar pjesërisht dhe disa prej tyre edhe janë vjedhur nga persona ende të pa identifikuar. Ky denoncim është bërë nga banorët e pallatit i cili ndodhet prapa Ministrisë së Kulturës, të cilët kanë parë në mëngjes automjetet e tyre të dëmtuara. Pronari i një makine, shtetas gjerman ka treguar për mikrofonion e “Ora News” se kur ka mbërritur në mëngjes ka parë automjetin e tij të cilit i ishte thyer xhami i derës.
 

"Këto gjëra nuk ndodhin vetëm këtu, janë gjëra që ndodhin edhe në vende të tjera të botës. Policia erdhi dhe bëri veprimet e duhura, nuk di ca të them më shumë por besoj se do të zbardhet, tani unë po shkoj të rregulojë makinën", ka pohuar shtetasi gjerman i cili ishte i punësuar në Shqipëri.
 

Ndërkohë që burime nga policia e Tiranës bënë të ditur se janë marrë të gjitha provat e gjetura në vendin e ngjarjes dhe po hetohet në lidhje me kete ngjarje.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›