Vdekja e Emmyt, prokuroria: 3 vjet burg për biznesmenin kosovar

Prokuoria kërkon tre vjet burg për biznesmenin kosovar Aziz Kelmendi i akuzuar për vdekjen e këngëtares Elsina Hidërshaj ose e njohur ndryshe Emmy. Me akuzën e vrasjes nga pakujdesia organi i akuzës së kryeqytetit në kërkesën e bërë para Gjykatës së Tiranës ka kërkuar që Kelmendi të marrë dënimin me tre vjet heqje lirie. Por nëse kjo kërkesë do të mbetet po kaq apo do të ndryshojë këtë do ta vendos trupa gjykues e gjykatës së kryeqytetit ditën e premte në orën 13.00. Klemendi u akuzua në fillim nga prokuroria për akuzën e vrasjes por pas hetimeve dhe dëshmive të marrë në vendin e ngjarjes akuza ndaj biznesmenit kosovar ndryshoi në vrasje nga pakujdesia ku kjo dosje është drejtuar edhe në gjykatë. Ngjarja për të cilën akuzohet Aziz Kelmendi ka ndodhur në 28 shkurt në një nga lokalet e natës në kryeqytet ku sipas prokurorisë biznesmeni ka shkuar i shoqëruar me një vajzë tjetër në lokalin e natës ku ndodhej 21 vjeçarja për ti dhënë një dhuratë. Teksa ka hapur xhamin e makinës për ti dhënë dhuratën mes këngëtarës dhe shoqërues së tij ka nisur një sherr dhe për këtë arsye biznesmeni për të evituar grindjen ka nisur të largohet me makinë. Por teksa ka lëvizuar automjetin Elsina Hidërshaj, ka qenë e varur te dritarja e makinës dhe më pas ka rënë përtokë. Këngëtarja është dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore plagët që kishte marrë në kokë nuk i kanë dhënë mundësi të jetojë.