Vdekja e Filipit, test negativ alkooli për shoferenLajmi jepet nga gazeta italiane “Repubblica”. Tashmë priten ekzaminimet toksologjike.

Publikoje ne:
Testet e kontrollit të alkoolit të kryera ndaj gruas 52-vjeçare, e cila shkaktoi edhe aksidentin tragjik, e që përfundoi me humbjen e jetës së sulmuesit të talentuar, Brian Filipi, sipas policisë së bashkisë së Cervias, dolën negative. Tashmë priten ekzaminimet toksologjike. Lajmi jepet nga gazeta italiane “Repubblica”. Gruaja ishte titullare e një aktiviteti komercial në zonën komerciale të qytetit të Cervias.
E Shtune, 19 Shtator 2009