E Diel, 1 Nëntor 2026

Laçi fiton me Apoloninë. Karishik: Nuk u luajt futbollJulian Brahja shenoi dy gola, Malo te tretin. Per Apolonine realizuan serbet Haxhibulic e Brkic

Publikoje ne:

Laçi arriti një fitore dramatike 3-2 me Apoloninë, në një ndeshje që dhuroi emocione në fushë, por edhe reagimin e trajnerit të skuadrës fierake, Esad Karishik, se në pjesën e dytë pati shumë presion nga vendasit, që në ndonjë rast kaloi edhe në dhunë. Mbrojtësit Julian Brahjes mund t’i dedikohet plotësisht fitorja e parë e laçianeve të Stavri Nicës. Dy gola të tij, në të 25’ e 40’, e një gol nga Malo (68’). Sead Haxhibuliç (32’, me penallti) e Mlladen Brkiç (45’) ishin dhe autorët e rrjetave për Apoloninë.

Trajneri i Laçit, Stavri Nica: “Ishte një fitore e vështirë, por e merituar. Ua dedikojmë tifozëve tanë, më në fund i kënaqëm”.

I kundërt është reagimi i trajnerit të Apolonisë, Esad Karishik “Në pjesën e parë, gjithçka kaloi mirë, por në të dytën nuk u luajt futboll, pati presion, fyerje, por në ndonjë rast nuk munguan edhe goditjet”.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 4, 19.09.2009, 16:00

Skënderbeu-Gramozi     4-1 (2-1)
8’, 30’, 68’ Çajku; 60’ Shkembi / 17’ Sadiku

Laçi-Apollonia        3-2 (2-2)
25’, 40’ Brahja; 68’ Malo; / 32’ Sead Hadjibulic (p), 45’Brkic

Shkumbini-Kastrioti    1-0 (0-0)
81’ Mustafaj
Flamurtari-Teuta        0-3 (0-2)
/ 7’ Hodo, 24’ Sakaj (aut), Mile 91’

E Shtune, 19 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›