Skënderbeu – Gramozi 4-1. Haxhiu: Treguam pjekuriTrajeneri i Skenderbeut, Haxhiu: "Objektivi ynë kryesor të sigurojmë sa më shpejt qëndrimin në Superligë”.

Publikoje ne:
Skënderbeu firmosi me një “poker” 4-1 fitoren thellë ndaj fqinjit të përjetshëm, Gramozit të Ersekës. Në triumfin e tretë sezonal në katër javë të luajtur, heroi absolut ishte 25-vjeçari Edi Çajku, që realizoi një “hat-trick” në minutat 8’, 30’ e 68’. Për të kompletuar fitoren mendoi kapiteni Blendi Shkëmbi (60’). Golin e vetëm për Gramozin e shënoi Sadiku në minutën 17, gol që vlejti vetëm për statistikë. Kjo është ndeshja e dytë që Skënderbeu shënon katër gola në një ndeshje, pas asaj me Laçin (4-3), duke konfirmuar efikasitetin e skuadrës.
Trajneri i Skënderbeut, Gerti Haxhiu, tha pas ndeshjes: “Këto dy skuadra kanë qenë së bashku në Kategorinë e Parë. E njihnin njëra-tjetrën. Pati një atmosferë të bukur në stadium dhe kjo ndikoi në zhvillimin e një ndeshje me ritëm. Gramozi na vuri në vështirësi me golin e barazimit (1-1), por goli ynë i tretë duket se vendosi fatin e ndeshjes. Treguam pjekuri e maturi. Pas golit të katërt mund ta thellonim rezultatin. Ekziston një klimë fantastike në skuadër, pavarësisht se jemi ndërtuar plotësisht vetëm pak ditë para fillimit të kampionatit. Në ekip ka shumë lojtarë të talentuar. Objektivi ynë kryesor të sigurojmë sa më shpejt qëndrimin në Superligë”.
Skënderbeu ka fituar me Laçin, Flamurtarin e tani me Gramozin, ka ndërsa ka humbur vetëm një ndeshje, atë kundër Tiranës (1-0), duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve.
E Shtune, 19 Shtator 2009