E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e Gligorov, Topi ngushëllon Ivanovin

Kreu i shtetit Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi dërguar homologut të tij maqedonas, Gjorgje Ivanov i ka shprehur atij ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Kiro Gligorov.

“Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Kiro Gligorov. Më lejoni që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t`ju shpreh Juve, familjarëve të të ndjerit dhe mbarë popullit të Maqedonisë ngushëllimet më të sinqerta!” thekson presidenti Topi në mesazhin e tij të ngushëllimit.

Ai gjithashtu ka vlerësuar rolin dhe kontributin e rëndësishëm të këtij personaliteti në jetën politike dhe shoqërore të Maqedonisë, si President i parë i vendit tuaj pas rënies së Jugosllavisë.

“Ju lutem pranoni, zoti President, ndjenjat e solidaritetit të sinqertë të popullit shqiptar në këto momente të vështira!” përfundon mesazhin e ngushëllimit të Presidentit Topi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›