Erë e fortë kombëtariste po fryn në anët tona
Albin Kurti fitoi anketën Personazhi i vitit, të organizuar nga faqja e internetit të televizionit Top Channel. Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje ka marrë numrin më të madh të votave në një garë që si rrallë herë ka qenë shumë e ngushtë, njoftoi ky televizion, duke shtuar se Albin Kurti pati meritën që ta kthejë Vetëvendosjen nga një aksion civil në një parti parlamentare të rëndësishme në jetën politike të Kosovës.
Dhe kush doli i dyti në anketën e Top Channel-it? Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuqezi, i cili po synon të realizojë në Shqipëri atë që Albin Kurti realizoi në Kosovë.
Në një anketë të ngjashme online të gazetës Tema, Kreshnik Spahiu ishe barazim me Edi Ramën, ndërsa në një sondazh të gazetës Shekulli, Aleanca Kuqezi rezulton e para, pasi kanë votuar pothuaj 4000 vetë. E.Zaloshnja
respublica.al