E Shtunë, 31 Tetor 2026

fare sjell 2012-a ne politike

E hene 02 Janar 2012 1548 ZHVILLIMET POLITIKEPushimet ne skenen politike pritet te zgjasin deri ne 16 janar date e cila sipas nenit 74 te kushtetutes shenon fillimin e sesionit te ri parlamentar. Ky sesion i ri padyshim do te dominohet nga dy sfida zgjedhja e presidentit dhe realizimi i reformave. Ne 20 korrik perfundon mandati i Bamir Topit ne postin e kryetarit te shtetit dhe pyetja se kush do te jete presidenti i ardhshem ka muaj qe artikulohet ne deklaratat e politikaneve. Edhe pse fale ndryshimeve kushtetuese te 21 prillit ne raundin e 4 presidenti i republikes zgjidhet me 71 vota PS ka deklaruar se kerkon nje kryetar shteti konsensual nderkohe qe kryeministri Berisha eshte shprehur i vendosur per te zgjedhur nje nga drejtuesit e PD. Nga ana tjeter Fatos Nano ish-kreu i PS ka shprehur edhe njehere ambicien per te qene presidenti i republikes. Ne mes te gjithe ketyre deklaratave zgjedhja e kreut te shtetit pritet te jete nje prej momenteve me kulmore te ketij sesioni per me teper qe presidenti i ri do te zgjedhe edhe prokurorin e pergjithshem pasi Ina Rames gjithashtu i mbaron mandati ne nentorin e ketij viti. Nderkaq klasa politike ka serish nje provim per te dhene ne lidhje me statusin e vendit kandidat. Nese PD dhe PS arrijne te miratojne reformen zgjedhore ligjin per gjykaten administrative dhe ndryshimet ne kodin penal atehere vendi yne ka nje mundesi per ta marre statusin e vendit kandidat ne pranvere duke tejkaluar bllokimin 2 vjecar ne rrugen drejt integrimit. Duke qene se 2012 eshte nje vit pergjate te cilit nuk zhvillohen zgjedhje te gjithe aktoret politike kane mundesi te punojne se bashku per te pershpejtuar hapat drejt BE-se para se te fillojne pergatitjet per betejen elektorale te 2013-es. Ne vitin 2012 ashtu si e gjithe bota Shqiperia duhet te perballet me krizen financiare dhe pavaresisht se ne fund te vitit te kaluar maxhoranca miratoi nje buxhet konservator kete vit qeveria duhet te tregoje se parashikimet e saj ishin te drejta dhe se kriza nuk do ta rendoje me shume ekonomine shqiptare. Viti 2012 eshte nje moment i rendesishem per shtetin shqiptar pasi shenon 100 vjetorin e krijimit te tij. Tashme eshte e qarte se projektet qe u premtuan per festimin e ketij momenti si parlamenti dhe stadiumi i ri nuk do te ndertohen por qeveria ka ngritur nje komision shteteror per percaktimin e axhendes se festimeve te ketij pervjetori. Shiko kroniken video ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›