E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e Jackson, Berisha: Muzika humbi princin e shquar

Kryeministri Sali Berisha ka shprehur keqardhjen për vdekjen e Michael Jackson. Në faqen e Kryeministrisë shkruhet " Kryeministri i Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha mësoi me dhimbje të thellë ndarjen nga jeta të këngëtarit të famshëm amerikan, Michael Jackson, këngëtarit të adhuruar nga qindra miliona të rinj dhe qytetarë në mbarë planetin". Më tej, në njoftim shkruhet "Me vdekjen e tij kënga dhe muzika amerikane dhe botërore humbën princin e tyre të shquar. Kryeministri i Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha lutet së bashku me familjarët dhe fansat e tij në mbarë botën, që shpirti i tij të gjejë paqen e amshuar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›