E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani e Madhe/ BBC, publikohen shpenzimet e "çmendura" të drejtuesve

Në Britaninë e Madhe vazhdon operacioni "transparencë" nga ana e shtypit. Pasi iu "çor maska" shpenzimeve absurde të politikanëve anglezë, si nga mazhoranca edhe nga opozita, tani radhën e ka BBC. E përditshmja "The Indipendent", falë ligjit për "Lirinë e Informimit", ka publikuar sot llogaritë e drejtuesve të radiotelevizionit britanikë, që rëndojnë mbi taksapaguesit. Janë publikuar nga super-rroga e drejtorit të përgjithshëm, Mark Thompson që fiton 647 mijë sterlina në vit, për të vazhduar më pas me iPod-et, lulet e deri tek shampanja. Gjithsesi, të gjitha shpenzimet e detajuara, janë të aprovuara nga përfaqësuesit e brendshëm të BBC-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›