E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vdekja e Mbretëreshës Elisabeth II, Pele: Isha një admirues i

“Unë kam qenë një admirues i madh i Mbretëreshës Elizabeth II që kur e pashë për herë të parë personalisht në vitin 1968, kur ajo erdhi në Brazil për të treguar dashurinë për futbollin dhe shijoi magjinë e një Maracana të mbushur plot”. Kështu Pelé në profilet e tij sociale ka dashur të kujtojë figurën e mbretëreshës Elizabeth.

Queen Elizabeth II Is All of Us Beaming With Joy After Shaking David  Beckham's Hand

“Jam vërtet i pikëlluar nga vdekja e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës”. Kështu nis mesazhi me të cilin David Beckham i bën homazhe Elizabeth II në rrjetet sociale. “Çfarë valë dashurie dhe respekti kemi pare, sa të shkatërruar ndihemi të gjithë sot”, shkruan ish-futbollisti anglez.

“Kjo tregon se çfarë do të thoshte ajo për njerëzit në këtë vend dhe në botë. Si na frymëzoi me udhëheqjen e saj. Si na ngushëllonte kur kohët ishin të vështira. Deri në ditët e saj të fundit ajo i shërbeu vendit. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për familjen tonë mbretërore”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›