E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e Mbretit të Pop-it, nëna e Michael Jackson akuzohet për zhvatje

nena-jackonSHBA- Kreu i koncerteve promovuesve ‘AEG Live’ ka pranuar në gjykatë në Los Angeles se ai beson se një veprim ligjor i paraqitur nga nëna e Mbretit të Pop-it, Michael Jackon, Katherine është “i pabazë dhe një përpjekje për grabitje”.

Katherine Jackson pretendon se promotorët e koncerteve dështuan për të hetuar mjekun, i cili u dënua më vonë ai shkaktar i vdekjes së djalit të saj në vitin 2009.

‘AEG Live’ është paditur për40 $ miliard euro.Por Randy Phillips thotë se AEG-ja nuk mban asnjë përgjegjësi për vdekjen e Jackson-it.

AEG-ja mohon punësimin e Murray-t. Ky i fundit u kontraktua për të shërbyer si mjeku personal i yllit të pop-it për 150.000 $ në muaj, ndërsa ai performonte shfaqje në 02 Arena të Londrës në vitin 2009 dhe në fillim të vitit 2010.

Ai u dënua në vitin 2011 për vrasje të pavullnetshme pasi i dha Jackson-it një anestezion kirurgjikal. Gjykimi civil është tani në javën e tij të gjashtë.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›