E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-të përndjekurit kapen me bomba molotov, arrestohet Tufa dhe Liço

tufaaaaTiranë- Dy ish-të përndjekurit politikë të shndërruar në simbol të grevës së urisë së kësaj kategorie vitin e shkuar, Skënder Tufa dhe Petrit Liço, janë arrestuar nga Policia e Tiranës mesditën e sotme në kushtet e flagrancës me bomba motolov në duar.

Sipas të dhënave nga komisariati numër 1, ku dy-ish të përndjekurit janë shoqëruar, 53-vjeçari Tufa dhe 52-vjeçari Lulo dyshohet se po përgatisnin bomba artizanale molotovi për t’i shpërthyer më pas në grumbullime me njerëz siç janë mitingjet e këtyre ditëve ose sheshet publike.

Sipas policisë ata janë kapur në zonën pranë universitetit Politeknik. Sakaq në cilëisnë e provës materiale i janë sekuestruar dy shishe me benzinë dhe naftë, 1.5 l secila dhe një tjetër 0.5 l dhe dy shishe qelqi. Në të cilat do të hidhej benzina e me anë të një lecke do të përdorej për ti shpërthyer.

Skëndër Tufa tha se nuk ka lidhje me ngjarjen e se ka qenë rastësisht në këtë zonë. Herën e fundit që ai është ndaluar ishte pranë Parlamentit ku është gjetur me shishe benzine në dorë.

Organet e drejtësisë thanë masën e ‘arrestit të menjëhershëm në kushtet e flagracës’ për dy-ish të përndjekurit, të cilët muajt e fundit kanë shënuar konflikte të fuqishme më shtetin për çështjen e mosdhënies së dëmshpërblimeve për vitet e burgosjes nën regjimin komunist.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›