E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani refuzon postin e ofruar nga PS: Kam plane të tjera

Share

Deputeti socialist, Andis Harasani, ka deklaruar se refuzon postin e ofruar nga Edi Rama për të qenë në grupin e punës së Asamblesë si përgjegjës për çështjet e energjisë. Harasani ka bërë të ditur në Facebook se ai ka të tjera plane. Harasani nuk u përfshi në kryesinë e PS.

Të dashur miq, për arsye të planeve të tjera, duke falënderuar për besimin nuk mund ta pranoj detyrën e ofruar nga ana e Asamblesë së PS. I uroj suksese të gjithë të votuarve, shkruan Harasani në adresën e tij personale në rrjetin social.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›