Vdekja e Whitney Houston "paralizon" Berlinalen
BERLIN - Vdekja e këngëtares Whitney Houston ka tronditur edhe Berlinin dhe ka nervozuar organizatorët e Berlinales. Mediat ndërkombëtare, të stacionuara në kryeqytetin gjerman, që po përcjellin edicionin e 62-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, kanë kthyer krejt vëmendjen te vdekja e ikonës së muzikës. "Reuters" raporton për një diskonim në zi të të gjithëve në Berlin, teksa zemërimi i organizatorëve të Berlinales është shndërruar në një tentim për të mbajtur së paku ritmin e shikueshmërisë.
Një konferencë gati e dështuar e festivalit ka bërë që organizatorët të thumbojnë mediat për mungesë mbulimi, por ka mbajtur shumë mirë ritmin, duke e kthyer vëmendjen e tyre, duke prezantuar si "shfaqjen" e ditës një film dokumentar të regjisores amerikane Alison Klayman, që e ka bërë për artistin kinez Ai Weiwi. Dokumentari i titulluar "Ai Weiwei: Never Sorry" është dhënë të dielën pasdite. Aty flitet për marrëdhëniet ndërmjet punës artistike të Ai Weiweit dhe ndërlidhjet e tij me politikën.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)