E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bahrein, rinisin protestat në kryeqytet

BAHREIN - Përleshjet kanë përfshirë sërish kryeqytetin e Bahrainit, Manama, në një-vjetorin e protestave pro demokracisë që u zhvilluan në këtë vend.

Forcat e sigurisë sulmuan protestuesit me gaz lotsjellës që nga muaji shkurt i vitit të kaluar, të paktën 60 protestues kanë humbur jetën gjatë demonstratave.

Muajin e kaluar mbreti Hamad Bin Isa Khalifa u përpoq të qetësonte turmat duke paralajmëruar reforma kushtetuese në Bahrain. Por opozita dhe grupet për të drejtat e njeriut thanë se shumë pak është bërë në këtë drejtim.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›