E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e Xhekson, trajtohet si vrasje

Policia e Los Angeles, vdekjen e yllit te pop-it Michael Jackson po e trajton si vrasje, ndersa ne qender te hetimeve eshte mjeku i tij personal, dr. Conrad Murray, raportojne mediat amerikane. Sipas burimeve nga policia, disa deshmi te reja tregojne se shkaku kryesor per vdekjen e mbretit te popit eshte anestesiku propofol. Mediat me heret shkruanin se ne shtepine e tij jane gjetur shishet te ketij anestesiku. Sipas policise, ka shume deshmi te forta qe tregojne se dr. Murray i dha Jackson kete ilac. Mes tyre jane edhe sendet e ndryshme te gjetura ne shtepine e yllit, mes te cilave edhe dozat e propofolit dhe oksigjenit. Avokatet e dr. Murray thone se as mund te pohojne e as te mohojne se ai i kishte dhene Jackson-it kete ilac. Ndersa policia e LA, disa here ka biseduar me zyren e Prokurorit Shteteror, megjithate rasti ende nuk i eshte dorezuar zyrtarisht prokurorise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›