E Shtunë, 31 Tetor 2026

Objektet shteterore, 35 familjet perfituese

Keshilli Bashkiak i Tiranes, ka miratuar dje emrat e familjareve qe do te perfitojne nga privatizimi i objekteve shteterore. Bashkia e Tiranes propozoi para disa kohesh 35 emra, te cilet pas perfundimit te procedurave te privatizimit, do te jene ligjerisht pronare te shtepive. Kjo kategori qytetaresh, prej 20 vitesh kane zene objektet shteterore dhe kane shlyer vleren e tyre. Aktualisht, banesat jane ende prone e shtetit, por Keshilli Bashkiak vendosi privatizimin e tyre dhe kalimin ne pronesi te banuesve aktuale. Keta qytetare duhet te perfundojne te gjitha praktikat ligjore dhe te bejne pjese te pasurive te tyre, banesat qe kane zene prej vitesh dhe jetojne aktualisht ne to. Nderkohe, mesohet se pas marrjes se nje vendimi per keta familjare, pritet qe te kete aplikime te tjera te dorezuara prane Drejtorise Nr.3 te Qytetit te Tiranes, e cila depozitone dhe shqyrtone kerkesat per keto kategori. Me pas, kerkesat i propozohen Keshillit Bashkiak per shqyrtim dhe miratim.

Kriteret

Keshilli Bashkiak i Tiranes ka vendosur per 35 familjet aplikuese, qe kane dorezuar dokumentacionin dhe kerkesen paraprakisht. Nderkohe qe priten ende aplikime te tjera nga kjo kategori qytetaresh, pasi ka ende mjaft familjare qe jetojne ne banesa shteterore te pa privatizuara. Familjaret kryeqytetase, qe prej vitesh jane kthyer ne banore te banesave shteterore dhe qe kane aplikuar per privatizimin e tyre, tashme do te perfundojne procedurat ligjore. Keshilli Bashkiak, do t'u jape te drejten, qe te gjitha familjet aplikuese te perfundojne procedurat e privatizimit te banesave, te cilat kane mbetur pa u regjistruar ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, per lidhjen e kontratave para noterit. Ne keto banesa, perfshihen te gjitha banesat dhe objektet qe jane kthyer ne banesa me fondet e shoqerive dhe ndermarrjeve shteterore. Te gjithe qytetaret qe jetojne ne keto apartamente, aktualisht e kane shlyer vleren e apartamenteve, tashme mbetet vetem regjistrimi dhe kthimi i banesave ne pronesi te tyre. Pas perfundimit te regjistrimit, sipas procedurave te percaktuara ne ligj, asnje prej familjeve, nuk do te kete probleme me shtetin dhe prona do te jete e tyre.

Kategorite

Ne keto kategori perfshihen te gjithe ata qytetare, qe kane zene banesat shteterore pas viteve '90 dhe i perdorin ato si objekte banimi. Ne zbatim te Ligjit Nr. 7652, date 23.10.1992 "Per privatizimin e banesave shteterore", kjo kategori qytetaresh duhet te kishte nenshkruar kontratat e shitblerjes se apartamenteve me perfaqesuesin e Ndermarrjes Komunale Banesa (Drejtoria Nr.3 e Punetoreve te Qytetit Tirane), perpara noterit publik. Kjo duhej te behej ne menyre qe te vijonte procesi i regjistrimit prane Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Me daljen e nje dekreti te ri, kompetencat per privatizimin e banesave shteterore i kaluan keshillave te bashkive dhe komunave. Ne baze te ketij dekreti, Keshilli Bashkiak i Tiranes ka shqyrtuar rastet e qytetareve qe duan te perfitojne privatizimin e apartamenteve te tyre. Banesat ku do te behet privatizimi ndodhen te shperndara ne disa zona te kryeqytetit, aty ku ka pasur objekte shteterore kohe me pare. Tashme qytetareve nuk u mbetet gje tjeter, vecse te perfundojne procedurat dhe te kthehen ne pronar te apartamenteve te tyre me te drejta te plota. Pas perfundimit te procedurave nga Drejtoria Nr.3 e Punetoreve te Qytetit, Keshilli Bashkiak do te jete i fundit qe do te jape miratimin ose jo, per aplikuesit.

Perfituesit

Sipas ligjit, ne kategorite perfituese perfshihen te gjithe ata qytetare qe kane zene banesat shteterore pas viteve '90 dhe i perdorin ato si objekte banimi. Kjo, ne zbatim te Ligjit Nr.7652, date 23.10.1992 "Per privatizimin e banesave shteterore".

35

Familje

Jane perfitueset e para nga privatizimi i objekteve shteterore. Kjo kategori qytetaresh, prej 20 vitesh kane zene keto objekte dhe kane shlyer vleren e tyre. Keshilli Bashkiak vendosi kalimin ne pronesi te banuesve aktuale.

Lista emerore e perfituesve:

Agim Uruci, rruga "Ndre Mjeda"

Shaban Coku, rruga "Faik Tranova"

Asqeri Zemani, rruga "Idriz Dollaku"

Ahmet Kasa, rruga "Idriz Dollaku"

Stike Shabani, rruga "Qemal Stafa"

Thanas Mocka, rruga "Bajram Curri"

Gramoz Ndroqi, rruga "Mine Peza"

Thoma Kostaj, rruga "Jordan Misja"

Luan Koci, rruga "Dhimiter Kamarda"

Ylvie Jorgo, rruga "Aleksander Moisiu"

Astrit Hyseni, rruga "Qemal Stafa"

Petrit Hahmeti, rruga "Pandi Dradha"

Ollga Stefani, rruga "Qemal Stafa"

Gezim Tahirllari, rruga "Ali Demi"

Pellumb Keta, rruga "Mine Peza"

Zef Prendi, rruga "Niko Avrami"

Edmond Gjikdhima, rruga "Sul Bega"

Isuf Ferra, rruga "Deshmoret e Kombit"

Selman Muka, rruga "Qemal Stafa"

Haki Kelmendi, rruga "Njazi Meka"

Myslym Stafa, rruga "Miqesia"

Nedo Duma, rruga "Ferrit Xhajko"

Fatmir Selimi, rruga "Niko Avrami"

Nuri Isufaj, rruga "Lord Bajron"

Kujtim Limani, rruga "Hodo Beg"

Fiqiri Qizmja, rruga "Niko Avrami"

Koco Goxha, rruga "Hasan Sufa"

Ylli Hamzallari, rruga "Qemal Stafa"

Dalip Balla, rruga "Sami Frasheri"

Besim Shaba, rruga "Shkoze"

Fiorentina Gjeta, rruga "Shkoze"

Kristaq Ziu, rruga "Mine Peza"

Luan Harjeti, rruga "Bajram Curri"

Vitore Lufi, rruga "Deshmoret e Kombit"

Melpomeni Zhuka, rruga "Muhamet Gjollesha"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›