Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy kolegët e tij

TIRANË, 15 prill /ATSH/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë kanë arrestuar në flagrancë dy punonjës të OSHEE dhe OST, pas ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në fshatin Mërtish, ku humbi jetën një 32-vjeçar, elektriçist i OSHEE.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se viktima, shtetasi Xh. Sh., me detyrë elektriçist pranë OSHEE, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë riparimit të një linje. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të rregullave të mbrojtjes në punë.
Të arrestuarit janë shtetasit Xh. H., 60 vjeç, banues në Gradishtë, dhe A. P., 57 vjeç, banues në Babunjë. “Këta shtetas, përkatësisht elektriçistë të OST dhe OSHEE, dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke mos shkëputur energjinë elektrike në linjën që po riparonte 32-vjeçari”, njofton Policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
/a.f/r.e/