E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e këngëtares Emmy, vetëm 16 muaj burg për biznesmenin kosovar

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin gjatë ditës së sotme për biznesmenin kosovar, Azis Kelmendi, që akuzohej si përgjegjës për vdekjen e këngëtares së njohur me emrin artistic Emmy.

Gjykata ka vendosur që ta dënojë Kelmendin vetëm me 16 muaj burg, por ai pritet të lirohet, duke qenë se ka kaluar 8 muaj në paraburgim, ku një ditë quhet sa për tre ditë burg.

Kelmendi, 45-vjeçar, kishte një lidhje me këngëtaren Elsida Hidersha apo e njohur me emrin Emmy. Ai e goditi atë me makinë pa dashje, çka dhe shkaktoi vdekjen e 21-vjeçares.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›