E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika dhe gjuha angleze

Politics and the English Language Politika e gjuha angleze eshte nje ese qe George Orwell publikon me 1946 e ku argumenton hollesisht abuzimin me gjuhen angleze dhe korrupsionin e gjuhes ne pergjithesi

George Orwell 1946

Shumica e personave qe i intereson kjo ceshtje pranon se gjuha angleze ndodhet ne nje gjendje te keqe megjithate eshte opinioni i pergjithshem qe ne menyre te ndergjegjshme nuk ben asgje per te ndryshuar situaten. Civilizimi yne eshte ne dekadence e gjuha jone - te pakten si e tille pranohet- perfshihet pashmangshmerisht ne kolapsin e pergjithshem. Sirrjedhoje cfaredolloj tentative per te kundershtuar abuzimet me gjuhen konsiderohet frut i nje sentimenti te lidhur me te kaluarensi te preferosh qirinjte nga drita elektrike apo karrocat ndaj aeroplanit. Kjo menyre arsyetimi nenkupton bindjen jo plotesisht te vetedijshme se gjuha eshte nje produkt natyror e jo nje instrument qe ne vete ndertojme per nevojat tona te vecanta. Eumlshte e qarte se renia e nje gjuhe ne fund te fundit per shkaqe politike e ekonomike nuk eshte thjesht efekt i keq i atij apo ketij shkrimtari.Megjithate nje efekt mund te behet shkak duke prodhuar nga ana e tij te njejtin efekt ne menyre te amplifikuar e keshtu deri ne infinit. Nje burre fillon te pije sepse ndihet i deshtuar dhe duke e vazhduar bie gjithnje e me poshte pasi pi. Dicka e ngjashme po ndodh me gjuhen angleze. Behet e shemtuar e leshuar pasi mendimet tona jane te marra por neglizhimi i gjuhes i ben mendimet tona akoma me qesharake. Ceshtja eshte se ky proces eshte i kthyeshem. Anglishtja moderne sidomos ne formen e saj te shkruar eshte plot me zakone te keqija qe perhapen per te imituar e qe mund te shmangen ne rast se jemi te predispozueshem per ti dhene vemendjen e duhur. Po te clirohemi nga shprehi te tilla do te mund te mendojme me qarte e te mendosh me qartesi eshte hapi i pare dhe i nevojshem drejt nje rigjenerimi politik. Kjo do te thote se lufta kunder nje anglishteje te keqe nuk eshte e gabuar e as nje shqetesim i vecante i shkrimtareve profesioniste. Do te kthehem pas pak ne kete pike e shpresoj se atehere arsyeja e afirmimit tim te jete e kuptueshme.

Si fillim marrim ne shqyrtim pese shembuj se si zakonisht shkruhet sot ne anglisht. Keta shembuj nuk i kam zgjedhur pasi jane me te keqshkruarit po te deshiroja mund te kisha zgjedhur dhe me te keqij por sepse ilustrojne disa nga veset mendore qe sot na brengosin. Jane tekste nen nivelin mesatar por qe e ilustrojne mire problemin.

Cdo shembull eshte i numeruar ne menyre qemund ti bejme referim me poshte.
1- Ne te vertete nuk jam i bindur se eshte jo korrekte te thuash se Milton qe dikur dukej jo i ndryshem nga nje Shelley i shek. XVII te mos jete bere per shkak te nje eksperience cdo vit e me te hidhur me alien sesa themeluesi i atij sekti jezuit qe asgje nuk e ben te toleroje.
Professor Harold Laski Saggio in Freedom of Expression
2- Mbi te gjitha ne nuk mund te humbim kohen ketu Orwell perdor termin Ducks and Dakes nje loje antike me kuptimin e kalimit te kohes ne aktivitete te kota me nje seri idiotizmash primitive qe percakton Marchiani perdorime fjalesh si ne Basic English nje forme e thjeshtezuar e anglishtes e viteve 30 put up with per tolerim apo put at loss per konfuzion
Professor Lancelot Hogben Interglossia
3- Nga nje ane kemi personalitetin e lire si perkufizim jo nevrotik pasi nuk ka kontradikte e as endrra. Deshirat e tij cfaredo qofshin jane transparente pasi ato jane vetem ajo cka miratimi institucionale i mban ne pararoje te vetedijes nje tjeter model institucional mund te ndryshoje numrin e intensitetin e tyre pasibrenda tyre ato deshirat jane shume pak natyrale te pathyeshme ose kulturisht te rrezikshme. Por nga ana tjeter lidhja sociale ne vetvete nuk eshte gje tjeter vecse nje refleks i ndryshueshem i ketyre integriteteve te vetefituara.
Sillni ne mendje perkufizimin e dashurise. A nuk eshte ai portreti ekzakt i nje akademiku te vogel A ka nje vend ne kete salle pasqyrash per personalitetin e vellazerine
Ese psikologjike per politiken Nju Jork
4- E gjithe shoqeria e mire vjen nga klube xhentelmenesh e te gjithe kapitene fashiste te furishem te lidhur nga urrejtja e perbashket per socializmin e nga tmerri i eger i vales ne rritje te levizjes revolucionare te mases te shtyra ne sjellje provokuese ne zjarrndezes te keqij ne legjenda mesjetare me puse te helmosura e gjitha kjo per te legalizuar shkaterrimin e tyre ndaj organizatave proletare duke cuar ankthin e borgjezise se vogel ne ethe shoviniste ne emer te luftes kunder revolucionit si rrugedalje nga kriza.
Pamflet komunist
5-Ne qofte se nje shpirt i ri duhet te perhapet ne kete vend te vjeter ka nje problematike e nje reforme kontestuese qe duhet perballuar e ka te beje me humanizimin e galvanizimine. Pavendosmeria ne kete drejtim shfaq kancer e atrofi te shpirtit. Zemra e Britanise mund te jete e forte dhe e shendetshme ne rrahje por ulerima e luanit britanik sot i ngjan atij te Bottomit ne Eumlndrra e nje nate vere te Shekspirit - i sjellshem si zeri i nje pellumbi As gentle as any suckingeshte nje citim nga vepra e Shekspirit nje loje fjalesh qe nenkupton nje pellumb te sapolindur. Nje Britani e re e fuqishme nuk mund te vazhdoje pafundesisht te prezantohet ne syte apo veshet e botes me renkime femrash te Langham Place te shtirura paciperisht si nje anglishte standard. Kur ne ora 900 degjohet zeri i Britanise eshte me mire e infinitisht me pak qesharake te degjosh H e harruar sesa mendjemadhesine hipokrizine represionin kollarisjen dashakeqesine e pellitjeve te pafajshmeve virgjereshash joshese.

Leter gjykates
Cdonjeri prej rasteve ka negativitetin e tij por pervec shemtires se pashmangshme dy jane karakteristikat e perbashketa me te gjitha. E para eshte se imazhet jane te palevizshme tjetra eshte mungesa e saktesise. Cdo shkrimtar e ka nje ide te qarte por nuk arrin ta shprehe ose pa dashje thote dicka te ndryshme ose pothuajse nuk i intereson se fjalet e tij nenkuptojne dicka. Kjo bashkesi persiatjesh e paaftesish evidente eshte karakteristika me e dallueshme e prozes angleze moderne e mbi te gjitha e shkrimeve politike te cdo lloj tipologjie. Sapo hyn ne disa argumente konkretja avullon ne abstrakte e askush nuk duket i afte te mendoje nje menyre te foluri qe nuk eshte i lodhshem proza konsiston ne gjithnje e me pak fjale te zgjedhura per kuptimin e tyre e gjithnje e me shume fjale te gozhduara si copa te nje koteci parafabrikat. Ketu poshte po rendis me shenime e shembuj disa nga rastet me te cilat puna e ndertimit te prozes normalisht menjanohet.

Metaforat e fryra
Nje metafore e sapokrijuar ndihmon mendimin per te evokuar nje imazh ndersa nga ana tjeter nje metafore teknikisht e vdekur p.sh. nje rezolute e hekurt eshte kthyer ne nje fjale te thjeshte e pergjithesisht mund te perdoret pa e humbur fuqine.

Por ne mes ketyre dy grupeve ekziston nje larmi mbeturinash metaforash te lodhura qe kane humbur cdo fuqi evokative dhe perdoren thjesht per tu kursyer njerezve lodhjen per te krijuar fraza. Shembuj jane Ring the changes on ti biesh te gjitha zileve - te besh dicka ndryshe nga e zakonshmja me interesante take up the cudgel te mbash anen e dikujt toe the line te jesh ne linje - te besh ate cka pritet nga ti ride roughshod over te besh cte duash pa pyetur askend stand shoulder to shoulder with te rrish kurriz me kurriz me dike play into the hands of te besh lojen e dikujt no axe to grind te kesh nje opinion te forte per dicka grist to the mill te besh dicka qe me vone te kthehet ne avantazhin tendfishing in troubled waters te peshkosh ne ujera te turbullta on the order of the day dicka aktualisht me shume interes Achilles heel thembra e Akilit - pika e dobet e dikujt swan song gjesti i fundit para nje mbarimi te deshtuar hotbed qendra ku po kurdiset dicka e papelqyer. Shume prej tyre jane perdorur pa e njohur kuptimin dhe metafora te papajtueshme shpesh perzihen shenje kjo qe shkrimtarit nuk i intereson ajo cka po thote. Disa metaforave sot te zakonshme u eshte harruar kuptimi i tyre fillestar me pavetedijshmerine e perdoruesve te tyre. Per shembull toe the line shpesh shkruhet tow the linete jesh ne linje. Nje tjeter shembull eshte hammer and avil sot nje menyre per e perdorur per te thene se e ka kudhra te keqen. Ne jeten reale kudhra eshte ajo qe copetonhekurin e nuk ndodh kurre e kunderta nje shkrimtar qe ndalon e mendon per ate cka thote do te shmangte cnatyrimin e frazes origjinale.

Operator ose komponent verbal fals
Keto elemente shmangin lodhjen per te perzgjedhur folje dhe emra te pershtatshem e ne te njejten kohe mbushin cdo fraze rrokje te shtuar qe i japin nje simetri te dukshme. Fraze karakteristike jane sono render inoperative ta besh paveprueshem militate against te jesh pengese prove unacceptable te rezultosh i papranueshem make contact with te biesh ne kontakt be subjected to te jesh subjekt i give rise to ti japesh origjine give grounds for te japesh arsye have the effect of te kesh efektin e play a leading part role - te luash nje rol kyc in make itself felt te degjohesh take effect te kesh efekt exhibit a tendency to te shfaqesh nje tendence ndajserve the purpose of te sherbeje ne qellim te etj.

Pjesa me evidente eshte eliminimi i foljeve te thjeshta ne vend qe te perdoret nje fjale e vetme si break pushon mbaron stop ndalon mend korrigjon kill vret - nje folje kthehet ne nje fraze te ndertuar nga nje mbiemer apo emer i bashkangjitur ne nje forme verbale te pacaktuar si prove serve form play render provoj sherbej formoj luaj kryej nje rol. E pervec kesaj forma pasive preferohet nga ajo aktivja ne cdo rast te mundshem ndersa format percjellore te foljeve zevendesohen nga konstrukte nominale si p.sh. by examinattion of ne vend te by examinining. Larmia e foljeve te perdorura reduktohet akoma dhe me tej ne variacionet me -ize e -de dhe pohimi me banal fiton nje thellesi siperfaqesore fale perdorimit te variacionit not un. Parafjalet dhe lidhezat e thjeshta zevendesohen me fraza si with respect to having regard to the fact that by dint of in view of in the interests of on the hypothesis that per sa i perketkonsideruar qe fakti eshte se me ane te pare e konsideruar ne interes te hipoteza qe. Ne mbyllje te frazes rreziku per nje renie te cilesise se shprehjes evitohet me perdorimin e tingujve pergjithesisht te njohura sigreatly to be desired shume per te deshiruar cannot be left out of account nuk mund te mos merret ne konsiderate a development to be expected in the near future nje evolucion qe presim ne te ardhmen deserving of serious consideration i denje per tu marre ne konsiderate brought to a satisfactory conclusion kryer me nje mbyllje te kenaqshme e keshtu me radhe.


Stili per tu dukur
Fjale si phenomenon fenomen element element individual individ objective objektiv categorical kategorik effective efikas virtual virtuale basis baze primary fondamentale promote promovim constitute i perbere exhibit performanc exploit shfrytezoj utilize me perdor eliminate me eliminu liquidate me likuidu perdoren per te zbukuruar pohimet e thjeshta e per ti dhene nje atmosfere paanesie shkencore gjykimeve te njeanshme. Epitete si epoch-making epokale epic epike historic historik unforgettable te paharrueshme triumphant triumfale age-old date antike inevitable e paevitueshme inexorable i paepur veritable autentike perdoren per tu dhene dinjitet mekanizmave te pisur te politikes nderkombetare ndersa menyra e te shkruarit qe tenton te lavderoje luften merr nje ngjyre arkaike fale fjaleve si real mbreteri throne tron chariot karroce angleze mailed fist rrezik i armatosur trident sfurk sword shpate shield mburoje buckler mburoje e madhe antike banner vessillo jackboot grusht i hekurt clarion bien trombat.
Fjale e fraza te huaja si cul de sac ancien regime deus ex machina mutatis mutandis status quo gleichschaltung weltanschauung perdoren per ti dhene testit nje fryme kulture e elegance. Me perjashtim te shkurtesave te dobishme si i.e. id est e.g. exempli gratia ed etc. non... ed etc.sot nuk ka asnje nevoje qe anglishtja te perdore qindra shprehje te huaja. Shkrimtaret e keqij sidomos ata qe merren me shkence sociologji e politike jane pothuajse gjithnje te ndikuar nga ideja se fjalet greke e latine tingellojne me imponuese se ato saksonet e keshtu fjalet si expedite pershpejtim ameliorate permireesim predict parashikuar extraneous pa lidhje deracinated estirpato clandestine klandestin-nentokesor subaqueous nenujor e qindra te tjera fitojne gjithnje e me shume terren respekt ne krahasim me fjalet anglosaksone. Zhargoni karakteristik i prozes marksiste me fjale sihyena hiena hangman boja cannibal kanibal petty bourgeois borgjezia e vogel these gentry ky vulg lackey lake flunkey puthesduarsh mad dog qen i eger White Guard roja e bardhe eshte ndertuar ne shumicen e rasteve me shprehje e fjale te perkthyera nga rusishtja gjermanishtja e frengjishtja. Procedura me e thjeshte per te krijuar fjale te reja mbetet perdorimi i rrenjes greke e latine me perdorimin e prapashteses -ize sa here qe eshte e nevojshme. Shpesh eshte me e lehte krijimi i fjaleve te tilla si deregionalize impermissible e papranueshme extramarital jashtemartesore non-fragmentary jo pjese-pjese e keshtu me radhe sesa te ideosh fjale angleze te afta per te kodifikuar kuptimin perkates. Ne pergjithesi rezultati perkthehet ne paqartesi e mosvemendje.

Fjale pa kuptim
Ne nje lloj tipi proze mbi te gjitha ne kritike arti e ne kritike letrare eshte normale te ndeshesh me pjese te gjata pa asnje kuptim. Fjale si romantic romantik plastic plastik value vlera human njerezor dead i vdekur sentimental sentimentale natural natyrale vitality vitale te perdorura ne kritiken e artit nuk kane asnje kuptim te percaktuar ne sens qe nuk pershkruajne objektin e identifikuare nuk presin qe dhe lexuesi ta beje normalisht kete. Kur nje kritik arti shkruan karakteristika e spikatur e operas X e vlera e saj vitale ndersa nje tjeter komenton ate cka ka terhequr paraprakisht vemendjen e tij ne kete veper lexuesi klasifikon te gjitha keto si nje diference opinionesh te ndryshme. Ne qofte se fjalet e bardhe dhe e zeze do te perdoreshin ne kete kontekst ne vend te termave te mesiperme atehere lexuesi do ta kuptonte menjehere qe po perdorej nje gjuhe e papershtatshme.

Mjaft fjale ne leksikun politik jane ngjashmerisht te abuzueshme. Fjala fashizem aktualisht nuk ka tjeter kuptim vecse si dicka e padeshirueshme. Fjalet demokraci socializem liri patriotik realist drejtesi kane secila shume kuptime te ndryshme qe nuk pajtohen me njera-tjetren. Ne rastin e fjales demokraci jo vetem qe nuk ekziston nje perkufizim i pranuar pergjithesisht por dhe tentativa per ti dhene nje kuptim pengohet nga cdo ane. Eumlshte pothuajse universale tendenca se te percaktosh nje vend si demokratik eshte nje levdate si rrjedhoje mbeshtetesit e cdo tipi regjimi qe e perkufizojne sistemin e tyre si demokraci kane frike se do te jene te detyruar te heqin dore nga ky term ne rast se ai merr nje perkufizim preciz. Fjale te ketij lloji perdoren shpesh ne menyre ndergjegjesisht jo te ndershme. Ose me mire personi qe e perdor ka nje perkufizim privat te termit por i le degjuesit te kuptoje se duke e perdorur i referohet dickaje tjeter. Pohime te tilla si marshalli Petain eshte nje patriot i vertete shtypi rus eshte me i liri ne bote kisha katolike eshte kunder persekutimit - behen perhere me qellim kurthi. Fjale te tjera te perdorshme me kuptim te larmishem dhe ne shumicen e rasteve ne menyre mashtruese jane klasa totalitar shkenca progresist borgjez reaksionar barazi.
Vijon neser

Perktheu Alba Kepi

Orwell mendimi zgjedh fjalen

Politika gjuha dhe mendimi shpesh ka qene tema kryesore e veprave te Orwellit e sic shkruan ne kete ese Sot ti rrish politikes larg nuk eshte e mundur. Te gjitha ceshtjet jane te lidhura me politiken e politika vete eshte nje dredhi nje mal me genjeshtra marrezi urrejtje e skizofreni. Kur atmosfera e pergjithshme gjeneron gjuha vuan. E korrupsioni i nje gjuhe sipas Orwellit lind nga shkaqe politike e ekonomike e kjo vete me pas behet nje shkak i renies se gjendjes politike e shoqerore te nje vendi.

Kur shkrimtari vihet ne sherbim te nje ideali letersia shkaterrohet - pohonte pak kohe me pare fituesi i cmimit Nobel Orhan Pamuk. Menjehere pas tij Doris Lessing nje tjeter nobeliste e letersise do ta forconte kete arsyetim Nuk kam menduar kurre qe nje roman duhet te jete nje manifest politik edhe pse jo pak here ajo e ka shprehur me pene urrejtjen e saj ndaj Tony Blairit. Letersia e politika politika ne letersi shkrimtar politik e politikan shkrimtar ne epoka te ndryshme i kane dhene e marre njeri-tjetrit te shoqeruara shpesh me polemika konfliktuale te mendimeve te ndryshme. Nuk dime nese Orhan Pamuk e Doris Lessing i referohen vepres oruelliane ndoshta po ndoshta jo Lehtesisht i pohueshem eshte fakti se George Orwell eshte nje nga shkrimtaret politike me te medhenj te lsquo900-s dhe kjo ese e tij e verteton. Teksa lexon rreshtat Zhargoni politik qe shfaqet ne pamflete ne artikuj ne manifeste ne programet e aksioneve te qeverise e ne fjalimet e nen sekretareve te ndryshem natyrisht te nje partie a tjetre qe ne aspekt mbetet gjithnje konstant nuk gjenden kurre propozime origjinale te menduar e te shkelqyer. Duke degjuar ndonje politikan te lodhur qe mbi podium perserit mekanikisht te njejtat fraze si bestial atrocities mizori shtazarake iron heel thember e hekurt bloodstained tyranny tirani gjakatare free peoples of the world popujt e lire ne bote stand shoulder to shoulder krah per krah shpesh kemi ndjenjen e cuditshme se perballe kemi nje manekin e jo nje qenie humane ndjenje qe behet me e mprehte kur rrezet e diellit bien mbi syzet e oratorit duke i transformuar ne dy disqe te bardhe qe fshehin syte brenda tyre - kupton se madheshtia e nje shkrimtari eshte se dhe pse mbi 50 vjet nga botimi i vepres cdo fraze tingellon absolutisht kuptimplote e aktuale. Metafora te fryra nje stil i paqarte fjalet pa kuptim e huazime pa vlere qe vihet re ne gjuhen politike pasqyrojne vecse situaten e turbullt politike ekonomike te shoqerise ku ajo eksploron. E per ta permiresuar ate mund te nisemi pikerisht nga gjuha ta leme mendimin te zgjedhe fjalen e jo fjala mendimin.

Gjashte rregulla u ofron shkrimtareve Orwelli per ta pasur nje proze te mire por ajo cka te impresionon me shume jane gjashte pyetjet qe sipas tij nje autor i vertete duhet ti beje vetes 1- Cfare po kerkoj te them 2- Me cfjale do ta shpreh 3- Cfare imazhi apo menyre te theni do ta bej me te qarte 4- Cili imazh eshte mjaft i fresket qe te jape nje efekt 5- Si mund ta them me shkurt 6- Kam shkruar dicka te shemtuar e te panevojshme E ndoshta po te respektojme keto politika edhe gjuha mund te shpetoje nga marredhenia e tyre e korruptuar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›