E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botimet e reja ne treg

11/10/2010Varri i pagezimit dhe historia e nje tragjedie

Titulli Varri i pagezimit

Autori Artan Mullaj

Roman

Botimet Toena

Cmimi 700 leke

Asnje ndjenje nuk e con njeriun me afer Zotit dhe me prane besimit se sa dashuria qe lind ne shpirtra te virgjer sepse vetem kjo ndjenje afron ne nje pike me besimin fetar sfiden e vdekjes. Te dashurosh miku im do te thote te besosh Te besosh do te thote te kerkosh Te kerkosh do te thote te vazhdosh Te vazhdosh do te thote te durosh Te durosh do te thote te jetosh Te jetosh do te thote te sfidosh Nuk mund te sfidosh pa besuar dhe pa dashuruar. Perendia ka ngritur nje kurth per zemrat tona kur ka vendosur mekatin vetem nje hap larg dashurise. Dashuria mes te bekuarve shume lehte mund te kthehet ne mekat prandaj shume nga besimtaret e kane frike dashurine. Njerezit me raso jane skeptike per pleksjen e shpirtrave qe cojne ne mekatin e trupave dhe kane te drejte sepse shume here kjo ceshtje shperdorohet djallezisht nga shume njerez te cilet e ngaterrojne virtytin e dashurise me nje ves te mekatit...

Dy fjale per librin

Nje pasdite janari 14 kishat e Vithkuqit gjemuan njeheresh per ore te tera me nje jehone shurdhuese te padegjuar kurre me pare. Kishte ndodhur nje gjeme. Kater pjesetare te nje familjeje u gjeten te pajete nga banoret ne banesen e tyre. Nje nene nje foshnje dhe dy pleqte e shtepise vdiqen brenda nje dite.

Ndodhur vertet 264 vjet me pare thelle malesise ne perendim te qytetit te Korces kjo ngjarje e frikshme eshte trasheguar ne heshtje deri ne ditet tona vit pas viti nga banoret e zones. Ne kohen kur ka ndodhur kjo tragjedi Vithkuqi ishte nje qytet i madh e i zhvilluar me 14 kisha ortodokse ne 14 lagjet e tij. Ne mes te acarit ne janar te vitit 1746 nje nene e re e krishtere u kthye ne shtepi e pikelluar me foshnjen ne krahe pa mundur ta pagezoje femijen e saj ne kishen greke te Engjellit Mihail qe ndodhej ne lagjen Grekas. Pagezimi ishte refuzuar ne momentin e fundit dhe femija lakuriq nuk u lejua te futej ne kazanin e shenjte nga urata per shkak se kisha greke kishte ndryshuar ligjet e pagezimit Papritur banoret e zones nuk mund te pagezoheshin me ne gjuhen shqipe sepse rregullat e reja kerkonin qe riti i shenjte te behej vetem ne gjuhen greke.

Ngaqe nena e re nuk dinte greqisht femija nuk mundi te behej nje krijese e krishtere cka supozohej nje ngjarje e rende ne kushtet kur vendi gjendej nen presionin e ideologjise islame per ndryshimin e besimit te krishtere ne Shqiperi. Por vetem kur arriti ne shtepi ajo kuptoi se nje ngjarje me e tmerrshme se mohimi i pagezimit kishte ndodhur me foshnjen e saj. Femija kishte vdekur nga te ftohtit. Per nje sekonde hidherimi pa fund zemra e nenes pushoi ne cast dhe dy pleqte e shtepise kur pane nene e bir te pajete plasen njeheresh edhe ata nga pikellimi.

Te kater trupat u varrosen bashke ne te njejtin varr i cili u quajt Varri i Pagezimit. Por historia nuk mbaroi ketu. Disa kohe mbas kesaj tragjedie ne themelet e gurta te nje kishe u gjend e masakruar njera nga murgeshat greke qe Patriarkana kish derguar ne Vithkuq per tu edukuar grarise se qytetit zakonet e ortodoksise. Misteri u err edhe me kur ne te njejten kohe dhe ne te njejtin vend u gjend i vrare edhe prifti qe kish ndaluar pagezimin e foshnjes.

Nje kohe te gjate ne qytet mbreteroi pasiguria ndersa vetedija e njerezve sundohej nga tmerri qe sillnin ngjarje anesore te cilat edhe kur skishin lidhje me besimin e tyre me Varrin e Pagezimit apo me vrasjen e klerikeve perceptoheshin si te tilla dukej se gjithcka ndodhte ose ne sherbim te nje qellimi qiellor qe perendia e kish hedhur per te paralajmeruar kushedi cfare ose me keq akoma gjithcka po ndodhte rrotull atje sishin vec shkreptima te fatalitetit.

Midis njerezve te asaj kohe qe guxuan te kuptojne vullnetin e Zotit ishte edhe At Vasili nje klerik fisnik shqiptar me nje titull te larte Ambasador shetites i ortodoksise. Por as At Vasili i cili sherbente gjithashtu ne Mitropoline e qytetit te Vithkuqit as pasardhesit e tij niper klerike qe e kishin hetuar gjithashtu thellesisht misterin e kesaj ngjarjeje nuk kishin mundur te zbardhnin te verteten e frikshme. Kush ishte arsyeja e vertete qe nuk u lejua te pagezohej femija Kush ishte roli i priftit tinezar qe kish vulosur me doren e tij tragjedine e cila konkurronte edhe fabulat me te dhimbshme te Shekspirit Kush i vrau kleriket dhe cfuqi cmister cfryme drejtonte zhvillimet ne nje drejtim te caktuar te ciles i mungonte ate kohe logjika civile A kishte organizata mistike qe nen pelerinen e zeze te fatkeqesise krijonin strategji me te tmerrshme akoma duke e perdorur pagezimin e pabere si alibi te qellimeve te tyre te erreta te nje sundimi jashtenjerezor qe nuk duheshin mesuar perjetesisht nga askush

264 vjet me vone nje njeri do te filloje hetimet per te zbuluar misterin e vjeter qe rritej e rendohej me kalimin e kohes. Ky eshte Mitro Filipi shkrimtar i njohur ster-ster nipi i fundit i At Vasilit legjendar qe kish shpenzuar me kot jeten dhe fantazine e tij per te zberthyer enigmat. Duke hyre thelle ne histori duke sfiduar rrenimin e kohes dhe brishtesine e kujteses kolektive Mitro Filipi papritur zbuloi dicka po aq te frikshme sa tragjedia. Shkrimtari u ndje i rrezikuar sapo kuptoi qe si askush tjeter ne planet ishte afruar prane te vertetes rreqethese te Varrit te Pagezimit veshtire kjo e vertete te mund te durohej nga shpirti i tij

Dy fjale per autorin

Artan Mullaj ka lindur ne qytetin e Korces. Ne vitin 1991 perfundoi studimet ne Universitetin e Tiranes ku u diplomua si inxhinier elektrik per energjetiken. Ne vitin 1992 emigroi ne Itali e me pas ne Greqi ku konkurroi dhe fitoi te drejten e studimeve ne institutin Karapiperios te artit bizantin figurativ ne degen e ikonografise. Ne vitin 1996 u diplomua si piktor ikonograf dhe fitoi te drejten e ushtrimit te ketij profesioni. Ka realizuar ne vazhdim piktura murale ne 17 kisha te reja ortodokse ne qytete te ndryshme te Greqise midis te cilave objekte te tilla te rendesishme si katedralen e qytetit te Katerines dhe Selanikut. Ne te njejten kohe ka ndjekur seminare gazetarie dhe eshte angazhuar me shkrime te ndryshme analitike ne media te ndryshme shqiptare dhe evropiane. Ne vitin 1997 u publikua romani e tij i pare Pa ty i cili u mireprit nga publiku shqiptar ishte ne krye te shitjeve per disa muaj ne Tirane ku edhe u ribotua. Ky roman u vleresua nga shkrimtare te njohur si Ismail Kadare Dritero Agolli Kico Blushi etj. Ne vitin 2000 botoi romanin e dyte Fundi i botes. Ne vitin 2002 perkthehet ne greqisht dhe botohet ne Selanik romani i tij i pare Pa ty qe u prit mire e beri jehone gjithashtu ne Greqi. Ne vitin 2007 botoi romanin e trete Boshlleku i mungeses tende. Varri i pagezimit eshte romani i tij i katert.

Deshmi per tranzicionin shqiptar

Titulli Intuicionet e tranzicionit 1

Shkenca sociale

Autori Prec Zogaj

Shtepia botuese UET Press

I shkruar me gjuhen e bukur te pasur dhe tere elegance te shkrimtarit dhe te publicistikes politike libri eshte nje deshmi unike dhe koherente e tranzicionit shqiptar ne te gjithe kompleksitetin e tij qe nga fillimi i Levizjes se Dhjetorit 1990. Ngjarjet e asaj kohe autori i ka perjetuar si nje shperthim intuicionesh dhe na i jep ne liber permes nje pasurie te madhe te te dhenave deshmive e ngjarjeve te kohes. Libri eshte nje kontribut i rendesishem ne biblioteken e tranzicionit shqiptar.

Titulli Nocione te logjikes

Shkenca sociale

Autori Philippe Thiry

Shqiperoi Elvis Hoxha

Shtepia botuese UET Press

Libri trajton ceshtjet komplekse te logjikes te kesaj shkence qe studion parimet e pergjithshme te mendimit te vlefshem dhe qe ka per detyre ndjekjen e se vertetes. Studentet dhe pedagoget do te njihen ne te me logjiken e vjeter logjiken natyrore klasike por edhe me logjiken moderne me logjikat jo klasike si dhe do te gjejne reflektime ne aspektin historik filozofik apo epistemologjik.

Titulli Nje minute heshtje

Autori Siegfried Lenz

Perktheu Elda Ymeri

Botoi Dituria

Cmimi 500 leke

Eshte nje dite vere ne bregdetin gjerman te Detit te Veriut vera e nje viti ne te cilin te rinjte degjojne me kenaqesi ne radio Benny Goodman-in dhe Ray Charles-in dhe neper rruget e qytetit te vogel te portit te Hirtshafenit degjohet ende te luaje organoja. Kristiani dhe Stela kane dale ne det me nje lunder nje barke e vogel me vela e perkryer per eren e forte dhe te ndere te detit te Veriut e cila i rrudh per mrekulli ato ujera te kristalte dhe fshin kilometra e kilometra hone madheshtore dhe plazhe me rere shume te imet...

Titulli Si te mposhtesh druajtjen

Autori Filip G. Ximbardo

Perktheu Jona Xhufi

Botoi EG

Cmimi 800 leke

Ne kete liber psikologjie tregohen teknikat e perpunuara per te ndihmuar njerezit te mposhtin druajtjen dhe te njohin me mire natyren e ketij problemi shoqeror qe i ben te veshtira marredheniet me te tjeret. Ne kete liber shtjellohet te kuptuarit e dukurise druajtje analizohen tipat e ndryshem te druajtjes me qellim qe te kuptohen nga vijne... me pas mesohet se si te mposhtet ky fenomen duke ndryshuar mendimin qe kemi per veten... Por sipas autorit fitorja me e madhe ndaj druajtjes arrihet me nje projekt mjaft te gjere ambicioz me nje terapi parandaluese per te sheruar shoqeri qe prodhon vuajtje...

Titulli Imperium

Autori Ulick Varange Francis P. Yockey

Perktheu Ilir Krasniqi

Botoi Helgas Secrets

Cmimi 1200 leke

Imperium qe ne latinisht do te thote perandori eshte shkruar ne vitin 1948 nen pseudonimin Ulick Varage nga autori. Dhe nen kete pseudonim ky liber i botuar fillimisht ne Londer beri xhiron e botes dhe ashtu si atehere ai vazhdon edhe sot te perbeje debat. Autori rreket te shkallmoje dhe te rrezoje te gjithe ngrehinen e re te perendimit dhe rendin politiko-ideologjik. Autori pretendonte se shoqerite nuk mund te jene te hapura se kulturat jane te papajtueshme dhe ato nuk mund te perzihen si vaji me uthullen. Emri i vertete i autorit u zbulua nga sherbimet sekrete amerikan-izraelite pas vitit 1960. Ai ishte juristi Francis P. Yosckey.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›