E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e oficerit të SHISH, ekspertizë në Gjermani

Përfundimet e ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore duket se nuk i kanë shërbyer sa duhet Prokurorisë së Durrësit për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Burime nga policia e Shtetit dhe Prokuroria e Durrësit bene te ditur për “Gazeta Shqiptare” se, është kërkuar ndihmë nga ekspertë të huaj të cilëve u është kërkuar mendim i specializuar për disa aspekte të ngjarjes. Dosja ka shkuar tashmë në Gjermani dhe janë ekspertët gjermanë, të cilët do të japin një konkluzion sa i përket shkakut të vdekjes së Isa Çopës. 

Mesnatën e 24 tetorit 2011, në rrugën pranë ish-repartit ushtarak të Currilave në Durrës u gjet trupi i pajetë i oficerit të kundërzbulimit në Drejtorinë e Shërbimit Informativ, Isa Çopa. Nga hetimet rezultoi se pasi i kishte dërguar një mesazh ne telefon të birit, makina e oficerit, tip "Opel Corsa" është spërkatur me benzinë dhe i është vënë flaka.

Për pasojë, viktima ishte shkrumbuar tërësisht. Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga ngjarja e rëndë ende nuk është zbardhur fakti nëse bëhet fjalë për një vrasje apo vetëvrasje. Enigma do të zbardhet nga ekspertët e huaj, fjala e të cilëve duket se do të jetë vendimtare për çështjen Çopa. /Start/

                                                                                             2011-11-30 08:49
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›