Ndërron jetë Leka Zogu i I

Ai ishte i shtruar prej ditësh në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe mbahej në jetë artificialisht.
Mësohet se Zogu ka ndërruar jetë rreth orës 08:45 minuta të mëngjesit të sotëm.
Ai ka ndërruar jetë në reanimacionin e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë. Ai ishte i shtruar në këtë spital prej dy javësh. Zogu vuante nga anoreksia e thellë, rënie e ndjeshme e temperaturës së trupit, vuajtje multisistemike, ku mbizotëron vuajtja e zemrës dhe e mushkërive
Jeta e një pretendenti për mbret!
Leka Zogu i Parë lindi më 9 prill të vitit 1939, në kohën kur në fronin mbretëror shqiptar ishte babai i tij, Ahmet Zogu. Katër ditë më vonë, ai u largua nga Shqipëria pas pushtimit italian të vendit. Teksa Ahmet Zogu kishte ndërruar jetë në mërgim, pretendenti Leka Zogu i I u rikthye në Shqipëri pas shembjes së diktaturës komuniste të Enver Hoxhës.
Zogu erdhi me një avion privat në nëntor të vitit 1993 në Rinasit, në një vizitë të papritur. Më pas u largua sërish për në Afrikën e Jugut, ku edhe kishte një rezidencë. Në vitin 1998, ai u rikthye sërish në vend, duke organizuar edhe një referendum për vendosjen ose jo të monarkisë në Shqipëri, referendum që me sa u tha u humb. Leka Zogu I u rikthye përfundimisht, së bashku me familjen për të jetuar në Shqipëri pas 5 vjetësh në qershor të vitit 2002.
vijon....
2011-11-30 08:50