HIV/AIDS, per 2011-n, rezultojne 65 te prekur
Vazhdon te rritet numri i te prekurve me HIV/AIDS ne vendin tone. Vetem gjate dhjetemujorit te pare te ketij viti, rezultojne te prekur 65 persona, ku midis tyre tre jane femije, ndersa numri total i femijeve te infektuar shkon ne 24. Sipas te dhenave nga Instituti i Shendetit Publik, rezulton se nga keta 65 persona, 48 jane meshkuj, ndersa 17 femra, duke e cuar numrin total te te infektuarve me HIV/AIDS ne 478 te infektuar. Sipas specialisteve, mendohet se numri ne total i te infektuarve ne vendin tone mund te jete mbi nje mije persona. Nga te dhenat Ministrise se Sheendetesise, rezulton se ndjekin terapi e antiretroviral 161 persona, ku midis tyre 14 jane femije. "Gjate ketij viti numri i te prekurve, ne krahasim me vitet e meparshme, eshte me i larti. Ka pasur dhe para dy vjetesh 61 raste, por, sipas nesh, nuk tregon se ka rritje te perhapjes se semundjes. Por, me teper ne gjykojme se ka nje sensibilizim te popullates per te bere testin per HIV-in. Por, serish, edhe pse ka nje rritje te personave qe bejne analizen e gjakut per t'u testuar per virusin HIV/AIDS, serish niveli i testimit ne krahasim me vendet e tjera, eshte i ulet", pohojne specialistet e shendetit. Sipas tyre, ne total, ne Shqiperi, jane te infektuar me HIV/AIDS 478 persona, ku deri tani 92 kane vdekur. Raportet mes gjinive jane pothuajse ne nivelet 70 per qind meshkuj me 30 per qind femra. Sa i perket ketij raporti, mjeket specialiste pohojne se kjo vjen per shkak se meshkujt e vuajne me pak stigmen per t'u testuar se sa femrat. Pra, ka me shume meshkuj qe testohen, pasi kryejne marredhenie te rrezikshme, ndersa femrat i vuajne me shume paragjykimet dhe nuk testohen. Nga ana tjeter, gjate analizave te kryera per kete vit, jane diagnostikuar dhe kane rezultuar pozitive ndaj ketij virusi tre femije, nen 15 vjec, te cilet e kishin marre semundjen nga nena. Per kete arsye, specialistet bejne apel qe cdo grua shtatzene duhet te kryej testin per HIV/AIDS, pasi nese merren masat e duhura ne kohe, femija lind i shendoshe. Gjithashtu, bluzat e bardha apelojne se per berjen e testimit nga ana e cdo personi qe mendon se ka kryer marredhenie seksuale jo te sigurt, duke pasur parasysh qe 92 per qind e rasteve ne vendin tone jane infektuar nga rruge seksuale. Persa u perket 65 pacienteve, te cilet jane diagnostikuar kete vit, ata kryesisht i perkasin testimit vullnetar qe kane bere dhe kane qene ende ne stadin e HIV-it, pa kaluar ne stadin me te avancuar te semundjes qe eshte SIDA. "Fillimi i kures me ARV (antiretroviral) ben te mundur qe te shtyhet sa me shume stadi i AIDS-it. Nje person i infektuar, nese merr vazhdimisht kuren me ARV, jeton normalisht, pa shfaqur probleme 20 vjet, mos me shume", pohojne specialistet. Sipas tyre, ne vendin tone, qe prej vitit 2004, ka nisur mjekimi me antiretroviral dhe aktualisht, trajtohen 161 persona, 147 te rritur dhe 14 femije.
Shifra dhe te dhena mbi semundjen
65 raste te reja te prekur me HIV, rezultojne kete vit
48 jane meshkuj, ndersa 17 femra, mes tyre 3 femije
24 shkon ne total numri i femijeve te prekur me HIV
478 te infektuar me HIV/ AIDS, jane gjate ketyre 20 vjeteve
92 persona rezultojne se kane humbur jeten nga kjo semundje
70 % e personave te prekur jane meshkuj
30 % e te prekurve i perkasin seksit femer
161 persona trajtohen sot, me antiretroviral
147 prej tyre jane te rritur dhe 14, femije
Shifra dhe te dhena mbi semundjen
65 raste te reja te prekur me HIV, rezultojne kete vit
48 jane meshkuj, ndersa 17 femra, mes tyre 3 femije
24 shkon ne total numri i femijeve te prekur me HIV
478 te infektuar me HIV/ AIDS, jane gjate ketyre 20 vjeteve
92 persona rezultojne se kane humbur jeten nga kjo semundje
70 % e personave te prekur jane meshkuj
30 % e te prekurve i perkasin seksit femer
161 persona trajtohen sot, me antiretroviral
147 prej tyre jane te rritur dhe 14, femije