Vdekja e tifozit francez 240 vjet burg per 14 serbe
240 vjet burg për 14 tifozët serbë të cilët janë shpallur fajtorë për vdekjen e tifozit francez Brice Taton, që humbi jetën pas 12 ditësh në koma si pasojë e dhunës brutale që u ushtrua ndaj tij përpara ndeshjes në Ligën e Evropës mes Partizanit të Beogradit dhe Toulouse. Ky ishte verdikti i gjykatës së lartë serbe, që ka dënuar me nga 35 vjet burg katër prej tifozëve ultras që u cilësuan dhe organizatorët e kësaj ngjarjeje makabre.
Po ashtu, vazhdon gjyqi në mungesë për dy ultrasit e tjerë Djordje Prelic dhe Dejan Puzigaca, por prokurorët kanë kërkuar respektivisht 35 dhe 32 vjet burg. Avokatët mbrojtës kanë bërë të ditur se do të apelojnë vendimin, ndërkohë që avokati që përfaqëson familjarët e viktikës është shprehur se prindërit e tifozit të vrarë kërkojnë të vihet drejtësia.
Gjithsesi kjo është masa më e ashpër që është marrë ndonjëherë në lidhje me dhunën e tifozëve serbë, e cila është përshkallëzuar së tepërmi në 20 vitet e fundit. Dhjetra tifozë kanë humbur jetën ndërsa me qindra janë plagosur si pasojë e perleshjeve mes tifozerive rivale, ku një shkak kryesor janë përkatyësitë etnike pas shpërbërjes se Jugosllavisë.
Ngjarja më e fundit e dhunës së tifozëve serbë u regjistrua në tetorin e shkuar në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2012 mes Italisë dhe Serbisë, e cila u ndërpre pas vetrëm 6 minutash lojë. Ultrasit serbë kaluan rrjetat e sigurisë në stadiumin “Marassi” të Xhenoas, ndërsa tjetër veprim racist i tyre ishte djegja e flamurit shqiptar.
Nertan Prifti