Dinamo rikthehet te fitorja pas 7 javësh

Dy gola nga Elis Bakaj dhe një tjetër nga Emiljano Vila i siguruan një fitore bindëse 3-1 në transfertë Dinamos në sfidën kundër Elbasanit të vendit të fundit, në “Ruzhdi Bizhuta”.
Kampionët në fuqi u rikthyen te fitorja pas shtatë javësh, pikërisht në debutimin e trajnerit të ri të tyre, Ilir Daja, një teknik që ka fituar titullin kampion si me Elbasanin (2005-2006) ashtu dhe me Dinamon (2007-2008).
Mesfushori i Kombëtares, Emiljano Vila, çeli serinë e golave blu në minutën e 17-të, goli i tij i tetë sezonal.
Elis Bakaj, lojtari më i mirë i kampionatit shqiptar në dy vitet e fundit dyfishoi rezultatin në të 37.
Bakaj, golashënuesi më mirë i Dinamos – tashmë në kuotën e 10 golave - i çoi shifrat në 3-0 falë një penalltie në minutën e 57-të.
Për Elbasanin, që pësoi humbjen e tretë rresht, golin e nderit e shënoi Endri Bakiu në minutën e 86-të.
Dinamo u ngjit në vendin e katërt me 28 pikë, dy më shumë se Tirana, që nga ana e saj do të luajë kundër Skënderbeut, një ndeshje e programuar për me 3 shkurt.
Teuta mori një pikë të çmuar në Peqin, në barazimin 1-1 me Shkumbinin vendas. Bekim Kuli shënoi në minutën e 59-të për peqinasit e Përparim Daiut, ndërkohë që Mirel Çota barazoi në të 68’ (goli i tij i 8-të sezonal me fanellën durrsake).
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 17
21.01.2011
Kastrioti-Flamurtari 1-2
22.01.2011
Bylis-Laçi 1-2
Vllaznia-Besa 2-1
26.01.2011
Elbasani-Dinamo 1-3
Shkumbini-Teuta 1-1
03.02.2011
Tirana-Skënderbeu 17:00
RENDITJA
1 Flamurtari 17 +14 37
2 Skënderbeu 16 +9 31
3 Vllaznia 17 +3 31
4 Dinamo 17 +6 28
5 Tirana 16 +9 26
6 Laçi 17 +0 24
7 Teuta 17 +2 22
8 Shkumbini 17 -3 21
9 Kastrioti 17 -6 20
10 Besa 17 -10 15
11 Bylis 17 -11 15
12 Elbasani 17 -13 9
- Elbasani është penalizuar me –3 pikë nga FIFA për shkak të mospagimit të lojtarit Darko Periç
GOLASHËNUESIT
12 gola: Pejiç (Tirana)
11 gola: D. Xhafaj (Flamurtari)
10 gola: Bakaj (Dinamo);
8 gola: Bërkiç –1p (8 Skënderbeu, Dinamo), Vila – 1p (Dinamo), Çota (Teuta);
7 gola: Kuli –1p (Shkumbini),
6 gola: Sinani (Vllaznia); Dalipi -1p (Elbasani); Cikalleshi –1p (Besa)
5 gola: Martinena (Dinamo); Dimo (Bylis); Babiç (Kastrioti); Sadiku (Elbasani), Soza (Skënderbeu); Mile – 1p(Laçi);
4 gola: Selimi –2p (Laçi); Soza, Joliç (Skënderbeu); Mihani –1p (Besa); F.Xhafa (Bylis), Ahmataj (Flamurtari); Alikaj (Kastrioti);
3 gola: Grizha, Gërboviç (Shkumbini); A.Lila –1p, Plaku (Tirana); Shkëmbi –1p (Skënderbeu), Nora (Shkumbini); Hysa, (Laçi)
2 gola: Biskup (Skënderbeu); Veliaj, Progni, Sakaj –2p, Bajevski, Lena (Flamurtari); A.Lila –1p, Plaku (Tirana); Jovanoviç 1p, Vajushi, Nallbani, Shtubina (Vllanzia); Guy, Popoviç (Bylis); Alikaj, Alvizh (Kastrioti); Frashëri (Teuta), Zhazivari, Marashi (Laçi), Sefa (1 Dinamo, 1 Besa),
1 gol: Ristevski, Gava, Lloga, Radoviç, Bakiu (Elbasani); Malindi, Muka, Osmani, Zizoviç, Tusha, Morina, S.Lilaj (Tirana); Rajoviç, Gocaj (Vllaznia); Gega, Egbo –1p, Bega, Kepi, Kule, Uashington (Bylis); Dervishi, Shenaj, Mujdragiç (Shkumbini), Djarmati, Jushi, Tepshi, Muçollari, Shameti, Turdiu –1p, Leci, E.Xhafa (Kastrioti); Roshi, Shehaj, Liçaj, Devolli (Flamurtari); Vishaj (Skënderbeu); Çavriç, Vuçaj, Kaja, Buljan (Laçi); A.Hoxha, Sheta, Dosti (Teuta), Malarkane, Allmuça, Sefa, Muzaka (Dinamo), Velija, Dos Santos (Besa)
Autogola: Ramazani (Elbasani, në favor të Bylisit); Ristovski (Skënderbeu, në favor të Elbasanit); Sakaj (Flamurtari, në favor të Elbasanit); Jakupi (Besa, në favor të Skënderbeut), Lako (Skënderbeu, në favor të Teutës); Fagu (Skënderbeu, në favor të Vllaznisë), Djarmati (Besa, në favor të Vllaznisë).
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 26 Janar 2011