Vdekja e vajzes, ne akuze mjeku

Pese mjeke me ne krye shefin e ORL-se Pjerin Radovani kane firmosur ne dosje te gjitha shkeljet e kolegut te tyre otorino - laringolog, Xhevahir Hoxhallari, qe sipas tyre jo vetem ka kryer mjekim te pakujdesshem, por ai ka shmangur mjekimin per pacienten e tij, atehere kur vajza ishte ne gjendje te rende dhe kishte nevoje per trajtim.
Burime te Top Channel pohuan se ne raport mjeket konsiderojne abuzim edhe mos pershkrimin ne kartele te gjendjes shendetesore te adoleshentes pas operacionit.
Mjeku Hoxhallari ka regjistruar vetem nje flete, daten 6 prill, dite ne te cilen vajza eshte operuar ne kliniken private te tij ne Pogradec, si dhe lloji i nderhyrjes kirurgjikale.
Por mjeku nuk ka shtuar asgje gjate diteve te mepasshme, gjate te cilave ajo ka patur hemoragji, procedure kjo e domosdoshme qe ndiqet per pacientet.
Po ashtu shkelje eshte konsideruar nga dy specialiste te mjekesise ligjore, nga shefi i pavionit te ORL-se, Radovani dhe nga dy mjeke te tjere edhe fakti qe Hoxhallari ka anashkaluar ndihmen per pacienten e tij atehere kur ajo u soll ne gjendje te rende ne Tirane.
Ne te njejtin raport operacioni i kryer ndaj Matilda Petritit, konsiderohet i kryer me metoda primitive dhe jo sikunder kryhen operacionet e bajameve ne Shqiperi.
Ka qene pikerisht kjo shkelje qe ka shkaktuar prerjen fatale te nje prej venave furnizuese me gjak, gje qe ka sjelle edhe vdekjen adoleshentes nga Maliqi i Korces.
5 specialistet shpjegojne se mjeku ka perdorur medikamentin e gabuar per parandalimin e hemoragjise ne fyt, pasi sipas tyre nuk duhej qe Hoxhallari t'i vendoste asaj ne plage jo te thjeshte ashtu sikurse rezulton te kete vepruar.
Por pervec tyre, ne raport thuhet se shkelje te detyres, diten qe vdiq 17 vjecarja ka kryer edhe nje doctor tjeter ne spitalin civil.
Kjo pasi, pavaresisht se mjeku gjendej ne sherbim, nuk e ka mjekuar adoleshenten.
Perkunder deklaratave per ta mbrojtur kolegun e tyre muaj me pare, te njejtet mjeke kane hedhur firmat per shkeljet e tij ne profesion duke e dorezuar raportin ne llogari te hetimeve mjeku Xhevahir Hoxhallari eshte pezulluar muaj me pare nga detyra dhe pa te drejte per te kryer operacione dhe tashme qe hetimet per te jane drejt perfundimit, ceshtja e tij pritet te shkoje se shpejti per gjykim.