E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gerdeci", hetime hartimit te ligjit nga Ministria e Drejtesise

Grupi i prokuroreve qe po heton tragjedine e Gerdecit ka perfshire ne dosje edhe praktiken e hartimit te projektligjit nga ana e Ministrise se Drejtesise, i cili i hapi rruge perfshirjes se kompanive private ne biznesin e demontimit te municioneve dhe tregtise se armeve.

Oficere te policise gjyqesore kane sekuestruar ne Ministrine e Drejtesise edhe komunikimin zyrtar dhe jo zyrtar te ish ministrit te Drejtesise, Aldo Bumci per kete ceshtje.

"Mund t'ju them qe oficere te policise gjyqesore jane pritur ne Ministrine e Drejtesise ne kryerje te detyres se tyre. Atyre u jane krijuar kushtet per te kontrolluar praktiken, arkiven e Ministrise se Drejtesise dhe me lejoni qe te mos jap asnje lloj te dhene me teper se eshte pune e Prokurorise dhe Prokuroria duhet lene e qete te ushtroje funksionin e vet", u shpreh ministri Alibeaj.

Konfirmimi i zotit, Alibeaj vjen nje dite pasi mediat akuzuan zotin Bumci se ka patur komunikime informale me djalin e kryeministrit, te cilin e kishte vene ne dijeni per fazen dhe detaje te hartimit te projektligjit.

Por zoti Alibeaj, duke i cilesuar keto ceshtje te hetimit, nuk pranoi te komentoje.

Megjithate Alibeaj tha se do te jete i gatshem te shkoje ne prokurori nese hetuesit do te kene nevoje per deshmine e tij gjate hetimit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›